19 Tetor 2020

Lansohet platforma AgroSoft

Prishtinë, 5 tetor - Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në bashkëpunim me  Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK), lansuan platformën AgroSoft, projekt ky i mbështetur nga Banka Gjermane Zhvillimore (KfW).  

Platforma virtuale AgroSoft do t’i ndihmojë Institucionet Financiare në analizë sa më të saktë gjatë financimit bujqësor. Kjo platformë e lehtë për tu përdorur, dinamike dhe e qasshme nga pajisje të ndryshme elektronike (desktop, laptop, tablet apo smartphone), si dhe e përditësuar nga MBPZHR me të dhënat më të reja, do t’ju mundësojë Institucioneve Financiare dhe palëve tjera relevante që të zvogëlojnë hendekun e asimetrisë së informacionit në mes të fermerit, institucionit financiar dhe tregut, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në qasje më të lehtë të fermerëve në financa, gjenerim të vendeve të reja të punës, rritje të prodhimit të freskët vendor dhe zvogëlim të produkteve ushqimore të importuara.  

Gjatë këtij organizimi, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa përpos të tjerash theksoi “ Kjo platformë, shumë e lehtë për përdorim, pa dyshim është një hap para, drejt ekspeditimit të procedurave për kreditimin e agrobizneseve”.  

Tutje, Koordinatorja e Lartë e Sektorit  të Financave dhe Energjisë në KfW zyra në Prishtinë, Znj. Bahrije Dibra theksoi “Qeveria Gjermane përmes KfW-së ka përkrahur FKGK-në që prej themelimit duke kontribuar financiarisht për kapital të Fondit, deri tash afro 14 milion euro. Rëndësi të posaqme i është kushtuar sektorit të bujqesisë përmes hapjes së Agro Dritares  me qëllim të promovimit të zhvillimit të sektorit dhe rritjes së punësimit në bujqësi.

Për më tepër, përpos përkrahjes me kapital, FKGK është mbështetur edhe me përkrahjen teknike në ngritjen e kapaciteteve të Fondit dhe në kuadër të kësaj përkrahje, KfW-ja ka mbështetur zhvillimin e platformës AgroSoft që konsiderohet si një mjet që do të lehtësojë komunikimin midis bankave dhe agrobizneseve duke shndërruar aktivitetin e tyre në shifra të kuptueshme për bankat. Me këtë do të mundësohet që të arrihet qëllimi kryesor i Agro Dritares që është rritja e kreditimit në bujqësi.”

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës Z. Petrit Balija, potencoi që “Sektori bankar e mbështet platformën AgroSoft e cila do t’iu shërbejë agro-analistëve kreditorë që të pasqyrojnë më mirë të dhënat e rendimenteve dhe statistikat e tjera relevante te sektorit bujqësor.

Gjithashtu ai u shpreh se zhvillimi i platformës AgroSoft nga ana e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore me mbështetje të qeverisë gjermane përmes KfW-së është një kontribut i veçantë për rritjen e financimit për agro biznese. Bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë të mbështesin bujqit në rritje të aktiviteteve të tyre gjithnjë duke kërkuar mundësi të reja për të rritur çasjen e tyre në financa”.

Tutje, Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të FKGK-së Z. Gjonbalaj theksoi “Për të rritur përkrahjen për ndërmarrjet dhe fermerët në sektorin e agrikulturës, FKGK me ndihmën e Bankës Zhvillimore Gjermane (KfW) ka krijuar Dritaren Agro dhe tash po e lanson edhe AgroSoft-in, platformën dinamike për të ndihmuar hap pas hapi institucionet financiare në kredidhënie përmes ofrimit të informatave reale bujqësore për çmimet, shpenzimet, rendimentet dhe menaxhimin e riskut.

Dritarja ndihmon në lehtësimin e kushteve për financim për fermerët, ndërsa AgroSoft do të zvogëlojë riskun në kredidhënie dhe asimetrinë në informata midis fermerit, institucionit financiar, dhe tregut. Së bashku, ato do të rrisin kreditimin për këtë sektor që do të rezultojë me rritje të punësimit, rritje të prodhimit vendor, dhe zëvendësim të importit të produkteve ushqimore”.   

Kjo ngjarje shënon një moment të radhës për  Fondin Kosovar per Garanci Kreditore, në rrugën e realizimit të objektivave institucionale, para së gjithash mbështetjen e kreditimit në sektorin e agrobiznesit, si njëri ndër sektorët më të rëndësishëm për krijimin e vlerës së shtuar në ekonomi, për zëvendësimin e importeve dhe për rritjen e aftësive eksportuese të agrobizneseve vendore.   

Deri më sot përmes Dritares Agro të FKGK-së, janë financuar 370 ndërmarrje dhe fermerë me shumë totale të kredive prej 14.5 milion euro. Ndërsa, shuma totale e kredive të miratuara ka arritur në 207.3 milionë euro të shpërndara në mbi 5,450  kredi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2020 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim shefin e Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog. (Hapësirat e Shtëpisë së Bardhë, ora 8:20 - vetëm pamje)

- Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në Inaugurimin e Palestrës Sportive në Deçan. (Objekti i Palestrës Sportive në Deçan, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa viziton Gjilanin ku do te takohet me kryetarin Lutfi Haziri. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

- Në ditën e dytë të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit mbahet diskutimi me temë “Abuzimi i fëmijëve dhe sulmet seksuale- Nevoja për trajtimin me prioritet të rasteve të abuzimeve seksuale”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi pritet nga kryetari i Komunës se Suharekës. (Komuna e Suharekës, ora 10:30)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, projektligjin për të drejtën ndërkombëtare Private, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 11:00)

-  Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike Raportin lidhur me raportin Vjetor te Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i ujësjellësit, investim nga CDI-Zvicerrane, Hidroregjioni Jugor dhe Komuna e Suharekës. (Fshati Nëpërbisht të Suharekës, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, Projektligjin për Inspektoratin e punës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vizitojnë Industrin e Mishit “Malësia” në Gjilan. (Gjilan, ora 11:10)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vizitojnë feremrët e fshatrave të Karadakut. (Fshatrat e Karadakut, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim, do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë ku do të do të ndahet edhe Çmimi i Gazetarëve për Çrrënjosjen e Varfërisë. (Amfiteatri i Muzeut Kombëtar, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis njoftohet për problemet me grumbullimin e qumeshtit nga ana e fermereve të Kosovës, i  ftuar Kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Punëtorët teknik që operojnë në Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Administratës se Pushtetit Lokal, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike do të protestojnë për ngritjen e pagave te tyre. (Objekti ish Rilindjes, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton nismen legjislative e Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)