19 Prill 2024

Lansohet fushata për promovimin e qumështit vendor

Prishtinë, 15 dhjetor - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), do të bëj sot lansimin e fushatës ‘Promovimi i Qumështit të Freskët Vendor’.

Ky promovim mbështetet nga  Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) dhe Shoqata e Qumështoreve të Kosovës (SHQK) në bashkëpunim me USAID-in, Ministrinë e Bujqësisë, dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV).  si dhe do të prezantohet video spoti televiziv për konsumim të qumështit të freskët vendor në Kosovë.

Me ketë rast Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të flasë me rastin e nisjes së fushatës promovuese të qumështit të freskët të Kosovës.

Fushata do të përqëndrohet në informimin e qytetarëve duke u përkujtuar atyre vlerat ushqyese dhe “shijen e vërtetë qumështore” të qumështit të freskët.

Qumështi i freskët i pasterizuar është më i shëndetshmi i llojit të vet, ka përbërje me shkallë të lartë të materieve ushqyese dhe është i prodhuar lokalisht.

Konsumatorët ndihmojnë ekonominë vendore kurdoherë që blejnë qumështin e freskët vendor.   

Fushata përfshin një Shpallje Publike e cila do të emetohet në televizionin kombëtar, ku do të paraqitet edhe një personalitet i famshëm i cili do të promovojë qumështin e freskët vendor.

Duke qenë se cilësia e qumështit është e rëndësisë thelbësore si për pëepunuesit ashtu edhe konsumatorët, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK) ka futur në përdorim shenjën “Vula e Origjinës,” dhe do t’u lëshojë leje ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit të cilat plotësojnë kushtet, për të vendosur shenjën “Vula e Origjinës” në ambalazhin e qumështit të tyre.    

USAID-i po mbështetë këtë fushatë përmes programit të tij Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale, program ky pesëvjeçar i cili ka për qëllim të zhvillojë një sektor më konkurent të bujqësisë në Kosovë përmes ndihmës teknike dhe granteve për fermerë, ndërmarrje, dhe organizata tjera përgjatë zingjirëve të shënjestruar të vlerës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)