27 Janar 2021

Lansohet fushata për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve, “T’i Japim Vendit Ngjyra”

Prishtinë, 24 nëntor - Ta Pastrojmë Kosovën dhe Komiteti Olimpik i Kosovës sot do të lansojnë fushatën më të madhe në vend për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve, “T’i Japim Vendit Ngjyra”.

Ceremonia e lansimit të fushatës do të zhvillohet në “Këndin Olimpik” i cili ndodhet në Kampusin Universitar “Hasan Prishtina”.

Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Mbrojtjes, rektori i Universitetit të Prishtinës, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, sportistë e aktivistë mjedisor.

Pas fjalimeve, do të realizohet edhe një aksion për mbjelljen e 18 drunjve në hapësirat e “Këndit Olimpik” nga të pranishmit.

Për shkak të situatës me pandeminë, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar si dhe janë marrë parasysh të gjitha udhëzimet nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë për mbrojtje ndaj COVID-19.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2020

 - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,  Jusuf  Azemi është I ftuar nga Kryeministri I Kosovës Hoti  në një takim të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Dimitrije Raçiçeviq për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

 

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit. (Oborri i Qeverisë, ora 11:40)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Mahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

 

- Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2021" organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021. (Skena e vogël të Teatrit të Gjilanit, ora 16:00)