20 Prill 2024

Lajme të mira për bujqit

Prishtinë, 21 prill - Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka thënë se lajmi më i mirë për të gjithë fermerët e shtetit të Kosovës është futja me prioritet e bujqësisë në planin e ri të zhvillimit ekonomik të Qeverisë së Kosovës hartuar këto ditë.


Ai ka treguar se që nga viti i ardhshëm bujqësia do të ketë 3 për qind të buxhetit total të shtetit. “Për vitin e ardhshëm, përveç kulturës së grurit, do ta përkrahim edhe kulturën e misrit, pra edhe drithërave të tjera. Do të japim ndihmë financiare edhe për pataten, si dhe do t’i përkrahim edhe të mbjellat pranverore.  “Gjithashtu, risi kryesore për këtë vit do të jenë: nisja e ndërtimit të depove (qendrave grumbulluese për përpunimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore), si dhe do ta fillojmë funksionimin e zinxhirit të shërbimit këshillimor në tërë territorin e Kosovës”.

Ai ka bërë me dije se objektivi i Ministrisë së Bujqësisë është që fermerët të kenë më shumë kredi të disponueshme, por edhe të leverdishme. Ndryshe nga vitet e tjera, sipas tij, edhe shpezëtarët këtë vit do të jenë përfitues të subvencioneve dhe grandeve nga Ministria e Bujqësisë. Ka treguar se për sipërfaqet e mbjella me grurë pagesat do të bëhen gjatë muajit të ardhshëm.

“Për vitin e ardhshëm, përveç kulturës së grurit, do ta përkrahim edhe kulturën e misrit, pra edhe drithërat e tjera. Do të japim ndihmë financiare edhe për pataten, si dhe do t’i përkrahim edhe të mbjellat pranverore”.

Sipas tij bujqësia është njëra nga dhjetë prioritetet kryesore të planit të zhvillimit ekonomik. Në këtë plan është paraparë që, pas një periudhe disavjeçare, të kemi një bujqësi të strukturuar, konkurruese me vendet e rajonit dhe shtetet e tjera, të cilat janë më të orientuara në kërkesat e tregut. Lajmi më i mirë për të gjithë fermerët e shtetit të Kosovës është futja me prioritet e bujqësisë në këtë plan.

Që nga viti i ardhshëm bujqësia do të ketë 3 për qind të buxhetit total të shtetit. Ne si ministri kemi planet tona strategjike se si këto burime financiare të distribuohen në mënyrë që t’i realizojmë qëllimet tona finale për bujqësinë në vend. Qëllimet tona finale si ministri janë: ngritja e cilësisë dhe standardit të jetesës të banorëve të zonave rurale, shtimi i të ardhurave të fermerëve dhe zëvendësimi i produktit të importit me produktet tona.

Strategjia jonë si ministri është që ta ngrehim nivelin e prodhimit vendor dhe t’i shohim mundësitë e eksportimit të disa nga produktet bujqësore të cilat kanë përparësi konkurruese krahasuar me vendet e regjionit. Pra, me këtë plan të zhvillimit ekonomik, bujqësia e Kosovës do të këndellet. Në kuadër të planit që kemi për vitin e ardhshëm, do ta kemi një masë të veçantë, ku do t’i përkrahim ata bujq që kanë nevojë për pajisje bujqësore.

Pra, për mekanizëm bujqësor. Gjatë këtyre muajve do ta detajojmë si program për të parë se çfarë mund të përfitojnë bujqit në kuadër të kësaj mase, e cila është shumë e rëndësishme. Mekanizmi apo teknologjia bujqësore është një nga faktorët që ndikon pothuajse në masën më të madhe në ngritjen e produktivitetit dhe rendimenteve bujqësore.

/Epoka e Re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)