29 Mars 2024

Kurti e Mustafa shohin nga afër gjendjen e bujqve pas dëmeve nga breshëri

Prishtinë, 21 maj - Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka shoqëruar sot Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin në vizitë tek fermerët e Komunës së Suharekës dhe Mamushës.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti i shoqëruar nga Ministri Mustafa dhe nga kryetarët e këtyre komunave, kanë parë nga afër gjendjen aktuale të bujqve pas dëmeve të krijuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Në anën tjetër, Ministri Mustafa vazhdoi vizitën e tij edhe në komunën e Rahovecit dhe Prizrenit, ku edhe ka njoftuar se janë formuar komisione të përbashkëta të ministrisë dhe komunave, që do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë.

-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)