16 Prill 2024

Kultivimi i mjedrës sjellë përfitime për fermerët

Prishtinë, 11 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci realizoi një vizitë tek biznesi i fermerit Ekrem Rrahmani në fshatin Tenezhdoll të komunës së Prishtinës, i cili e ka lënë Gjermaninë dhe është kthyer në Kosovë ku edhe po merret me kultivimin e mjedrës komerciale.

Ministri Faton Peci duke parë nga afër frytet e punës së tij, e përgëzoi z. Rrahmani për punën dhe angazhimin, ndërsa tha se kultura e mjedrës është me potencial të madh në Kosovë dhe se MBPZhR-ja e ka në fokus të veçantë.

“Këtë vit, përmes Programit të Pagësave Direkte 2022 e kemi rritur përkrahjen për subvencionimin e mjedrës për kilogram nga 0.12 Euro sa ishte vitin e kaluar, në 0.15 Euro”, tha Ministri Peci.

Ai shtoi gjithashtu se të gjithë bujqit këtë vit do të përfitojnë subvencionimin e naftës në vlerë prej 0.36 Euro varësisht nga hektarët që posedojnë me një kulturë të caktuar bujqësore dhe që vlera totale e buxhetuar për këtë kategori është 5 milionë Euro.

Aktualisht, z. Ekrem Rrahmani kultivon kulturën e mjedrës në një sipërfaqe prej 5 hektarësh për të cilat i ka të angazhuar 4 punëtorë të rregullt, ndërsa gjatë sezonës angazhon edhe 30 punëtorë tjerë.

Frytet e kësaj pune të palodhshme të Ekrem Rrahmani janë të destinuara kryesisht për eksport. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)