04 Korrik 2022

Kultivimi i mjedrës, punë e leverdishme për fermerët vendor

Prishtinë, 14 maj - Kultura e mjedrës është me potencial të madh në Kosovë dhe kultivuesit e saj do ta kenë mbështetjen institucionale me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë.

Për të konfirmuar këtë mbështetje, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka qëndruar sot në fshatin Lepi, tek fermeri Muharrem Aliu, ku ka vizituar sipërfaqet e mbjella me mjedër në serë prej 31 ari nga ky kultivues, i cili është i vetmi që mjedrën e kultivon në këtë mënyrë.

“Gjatë kësaj vizite u njoftova nga afër me veprimtarinë e këtij kultivuesi, i cili krahas mjedrës që nga viti i kaluar ka mbjellur edhe rreth 21 ari të tjera me boronicë, po nën serë dhe po shpreson që këtë vit të marrë rendimentin e merituar."

"Me këtë rast, e njoftova atë se do të vazhdojmë ta mbështesim këtë sektor të rëndësishëm dhe me fokus edhe tek pemët manore siç është mjedra dhe të gjitha ato pemë të cilat me të vërtetë e rrisin prodhimtarinë e zëvendësojnë importin dhe sjellin përftime për fermerë”, ka thënë Ministri Peci.

Ndryshe, kultura e mjedrës përkrahet edhe përmes Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve dhe afati për aplikim për mbështetje në kuadër të këtij programi vazhdon të jetë i hapur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 korrik 2022

- Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:45)

 - Për nderë të 4 korrik 246 vjetori i Pavarsisë së SHBA zjarrfikësat e Prishtinës e pastrojnë platonë tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton. (Sheshi Bill Clinton në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:55

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. (Hotel  Astoria në Gjilan, ora 10:00)

- Shoqata 'Miqtë e Amerikës' e mbështetur nga FSK, Zjarrfikësat dhe Policia e Kosovës organzon aktivitetin e radhës tashmë tradicional për nderë të 4 korrik 246 vjetori i Pavarsisë së SHBA. (Të shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00‪)
   
- UBT oganizon festivalin ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022”, përmes së cilit në Kosovë po sjell profesionistë dhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke organizuar samite, forume, gara, ligjërata tematike, vizita studimore, e ngjarje të ndryshme interesante për studentët dhe palët e tjera. (Parku Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, ora 18:00)