19 Tetor 2020

Kryeministri Hoti zotohet për të qenë afër fermerëve dhe përpunuesve të qumështit

Prishtinë, 29 shtator - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ministrin e Tregtisë, Vesel Krasniqi dhe drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Naser Krasniqi, ka pritur përfaqësuesit e sektorit të qumështit, nga të cilët është njoftuar për sfidat me të cilat po përballen ata, kryesisht për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Me këtë rast, kryeministri Hoti shprehu përkushtimin e qeverisë për të qenë afër fermerëve dhe përpunuesve të qumështit, për të përmirësuar situatën me të cilën po përballet ky sektor.

Në këtë takim është dakorduar që Qeveria të marrë përsipër në kuadër të Pakos për rimëkëmbje ekonomike të subvencionojë prodhimin vendor, përfshirë edhe prodhimin e qumështit në vlerë prej 25 për qind të çmimit të qumështit dhe produkteve të qumështit që është në stok.

“Do të subvencinojmë vetëm qumështin dhe produktet e qumështit, jo produktet që kanë substanca të tjera, si për shembull qumësht pluhur ose me bazë me vaj palme”, tha kryeministri Hoti.

Pas takimit, kryeministri Hoti në një konferencë për media tha se ky sektor është zinxhir, duke filluar nga blegtorët tek grumbulluesit e qumështit, pastaj te përpunuesit dhe në fund marketet - tregu. Siç tha kryeministri, problemi qëndron te hallka e tretë, përpunuesit dhe disa probleme te hallka e katër, marketet.

Më tej, kryeministri Hoti tha se do të ketë kontroll rigoroz të importit të vajit të palmës dhe importit të qumështit pluhur, që të dihet se cilët përpunues të qumështit janë duke importuar dhe si po i përdorin këto produkte, për shkak se Qeveria është e interesuar që ta mbështesë prodhimin vendor, pra blegtorët.

Ndër të tjera, kryeministri Hoti tha se në tregtinë e brendshme, Inspektorati i Tregut bashkë me AVUK-un do të jenë jashtëzakonisht aktivë për t’u siguruar që në market, të ndahen fizikisht në lokacione të ndryshme brenda marketit produktet që janë me vaj palme dhe produktet që kanë bazë qumështin dhe ato të jenë të shënuara në mënyrë adekuate, që konsumatorët ta identifikojnë lehtë produktin dhe të dinë se çfarë blejnë.

Po ashtu, kryeministri Hoti tha se kanë marrë obligim që të punojnë bashkë me Ministrinë e Financave dhe me Administratën Tatimore të Kosovës që të përgatitet e gjithë baza ligjore, rregulloret, udhëzimet e ndryshme në mënyrë që të njihen humbjen në rast se derdhet qumështi apo hedhen produktet e ndryshme të qumështit.

“Këto janë dakordimet që kemi marrë sot me sektorin e qumështit, që mbulon mbi 90 për qind të këtij sektori, dhe ne do t’i kontaktojmë edhe prodhuesit tjerë, në mënyrë që bashkë me ministrat të marrim hapat e nevojshëm dhe të sjellim vendimet në Qeveri sa më parë, në mënyrë që t’u dalim në ndihmë” tha kryeministri Hoti, duke shtuar se kjo zgjidhje duhet të jetë e pranueshme për të gjithë.

“Është paralajmëruar që disa prodhues, disa grumbullues të qumështit të dalin sot në protestë. Unë ju bëj thirrje atyre, i lus që të mos e hedhin qumështin, sepse, ju e dini që për çdo litër të qumështit që prodhohet, ne deri më tash e kemi subvencionuar 6 centë, 4 centë dhe 2 centë për litër, ndërsa tash e kemi dyfishuar me vendimin e djeshëm në Qeveri, subvencionojmë 12 centë, 8 centë dhe 4 centë për litër, varësisht prej cilësisë së qumështit dhe në të njëjtën kohë e kemi rritur subvencionimin për krerë të gjedheve, nga 70 euro në 140 euro, ndërsa për bagëtitë e imta nga 15 euro në 30 euro”, tha kryeministri Hoti.

Gjithashtu, ai premtoi se Qeveria do t’i kryejë të gjitha detyrat që i takojnë, për t’u dalë në ndihmë në forma të ndryshme përmes subvencionimit të qumështit, të stoqeve që kanë mbetur të pa shitura dhe përmes granteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2020 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim shefin e Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog. (Hapësirat e Shtëpisë së Bardhë, ora 8:20 - vetëm pamje)

- Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në Inaugurimin e Palestrës Sportive në Deçan. (Objekti i Palestrës Sportive në Deçan, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa viziton Gjilanin ku do te takohet me kryetarin Lutfi Haziri. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

- Në ditën e dytë të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit mbahet diskutimi me temë “Abuzimi i fëmijëve dhe sulmet seksuale- Nevoja për trajtimin me prioritet të rasteve të abuzimeve seksuale”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi pritet nga kryetari i Komunës se Suharekës. (Komuna e Suharekës, ora 10:30)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, projektligjin për të drejtën ndërkombëtare Private, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 11:00)

-  Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike Raportin lidhur me raportin Vjetor te Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i ujësjellësit, investim nga CDI-Zvicerrane, Hidroregjioni Jugor dhe Komuna e Suharekës. (Fshati Nëpërbisht të Suharekës, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, Projektligjin për Inspektoratin e punës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vizitojnë Industrin e Mishit “Malësia” në Gjilan. (Gjilan, ora 11:10)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vizitojnë feremrët e fshatrave të Karadakut. (Fshatrat e Karadakut, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim, do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë ku do të do të ndahet edhe Çmimi i Gazetarëve për Çrrënjosjen e Varfërisë. (Amfiteatri i Muzeut Kombëtar, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis njoftohet për problemet me grumbullimin e qumeshtit nga ana e fermereve të Kosovës, i  ftuar Kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Punëtorët teknik që operojnë në Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Administratës se Pushtetit Lokal, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike do të protestojnë për ngritjen e pagave te tyre. (Objekti ish Rilindjes, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton nismen legjislative e Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)