24 Prill 2024

Kovraga shënon ditën tradicionale të vjeljes së mollës

Istog, 23 shtator  - Është shënuar manifestimi tashmë tradicional i vjeles së mollës “Dita e Mollës”, për të katërmbëdhjetin vit me radhë në Kovragë, me çrast pjesë e aktivitet ishte kryetari i komunës Haki Rugova, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, përfaqësues të Shoqatës “Pema”  si dhe qytetarë të shumë që kishin ardhur që bashkë të festojnë ditën e mollës.

Me këtë rast të pranishmit i përshëndeti kryetari Haki Rugova dhe tha që fermerët që kultivojnë molla meritojnë përkrahje të vazhdueshme, të cilën përkrahje e kanë pasur çdoherë nga komuna e Istogut dhe do ta kenë në vazhdimësi .

Organizimi i këtij manifestimi u bë nga shoqata “Pema” në Kovragë, nën patronatin e Komunës së Istogut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)