17 Gusht 2022

Kosova përfiton nga përvoja e Iowas në bujqësi e blegtori

Prishtinë, 6 qershor - Thellimi i bashkëpunimet të Kosovës me shtetin e Iowas do të mundësojë ngritjen e kapaciteteve institucionale, si dhe shkëmbimin e përvojave me ekspertë të sektorit të bujqësisë nga ky shtet, i cili njihet si një nga prodhuesit më të mëdhenj në Amerikë të shumë produkteve bujqësore.

Kështu është shprehur Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në hapjen e konferencës “Mundësitë për zhvillim të industrisë të bagëtive të qumështit në Ballkan dhe më gjërë”, e cila është mbështetur nga MBPZhR-ja, Fondi Esminger i Universitetit shtetëror të Iowës, Universiteti i Prishtinës, si dhe Asociacioni i Prodhuesve të Qumështit në Kosovë.

“Ne kemi zyrtarizuar bashkëpunimin me Universitetin e Iowës të Shkencës dhe Teknologjisë përmes një Memorandumi Bashkëpunimi, të nënshkruar vitin e kaluar, në mënyrë që të ngrisim kapacitetet tona dhe të shkëmbejmë përvoja me ekspertë të sektorit të bujqësisë."

"Krahas kësaj, është edhe synim dhe interesim i imi si Ministër i Bujqësisë që të kontribuoj në ofrimin e mundësive për përafrimin akademik në mes të UP-së respektivisht Fakultetit të Bujqësisë dhe Universitetit të Iowës të Shkencës dhe Teknologjisë me qëllim që studentët tanë të kenë qasje në programet që ky Universitet ofron””, ka theksuar Ministri Peci.

Ndër tjerash, ai ka falënderuar profesorin Curtis Youngs për kontributin e vazhdueshëm për sektorin e blegtorisë në Kosovë dhe të gjithë të pranishmëve në konferencë ju ka uruar punë të mbarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)