25 Shtator 2022

Kosova ka rezerva të mjaftueshme të grurit dhe miellit

Prishtinë, 9 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu.

Nga kjo shoqatë theksuan se ka rezerva të mjaftueshme  të grurit dhe miellit dhe rrjedhimisht nuk ka vend për panik.

Në takim u tha se sasia e bluar e grurit është e mjaftueshme për tre muaj të ardhshëm, si konsum.

 Ndërsa meqë në stoqet e mullistëve ka edhe sasi që ende nuk është bluar,  me këtë kapacitet të shtuar vlerësohet se ka rezerva edhe për dy të tjerë pasues.

Në këtë takim të përbashkët me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u tha se qytetarët duhet të ndjehen të sigurt, meqë​ situata në vend është e qetë dhe nuk ka vend për panikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)