04 Dhjetor 2020

Kosova ka humbur 20 mijë hektar tokë bujqësore

Prishtinë, 16 gusht - Që nga përfundimi i luftës, Kosova ka humbur 20 mijë hektarë tokë bujqësore që janë nxënë me ndërtime të shtëpive, banesave, fermave duke i shndërruar tokat e bukës në toka të betonta.

Procesi i shkatërrimit dhe dëmtimit të tokës bujqësore në Kosovë paraqet një  problem serioz për sigurimin e ushqimit në të ardhmen, kur kemi parasysh shtimin e madh të popullsisë dhe zvogëlimin e sipërfaqeve të tokës së punueshme.

Sipërfaqja e tokës së punuar bujqësore është mjaftë e ultë, llogaritet të jetë rreth 0,15 hektar, për kokë banori.

Sipas standardeve ndërkombëtare minimumi ekzistencial për prodhimin e ushqimit të mjaftueshëm, kualitativ dhe  lëndës së parë të nevojshëm për ekzistencën e popullsisë është 0,17 hektar për kokë banori, çka tregon për gjendjen alarmante në vendin tonë.

Vendi i cili ka humbë më së shumti tokë bujqësore nga komunat prinë Vushtrria me 1 mijë e 250 hektar tokë që nga pas lufta, pas saj vjen Mitrovica me 400 hektarë tokë, Ferizaj me 250, Gjilani me 200, Prizreni me 120, Istogu me 55 hektarë tokë të humbur dhe komunat e tjera.

Nga viti 1999 e deri në vitin 2009 në bazë dhënave nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, (MBPZHR), Kosova ka humbur 20 mijë hektar tokë bujqësore. Sipas Idriz Gashit, shef i Divizionit për Tokën Bujqësore në MBPZHR, e gjithë kjo ka ndodhur  për shkak  të lëvizjes së madhe të popullsisë nga zonat rurale në ato urbane, duke krijuar jo pak zona urbane në toka të bukës.

“Këto sipërfaqe të zëna nga ndërtimet janë si efekt i shpërndarjes së popullsisë nga të  katër anët  nga zonat rurale në zonat urbane. Kjo humbje tokës bujqësore mundësisht duhet të jetë kualitetit më te dobët të pjellorisë”. 

Gashi thotë se edhe pse nuk ka statistika të sakta në Kosovë  për çdo vit llogaritet të humbet  400 deri në 500 hektar tokë bujqësore. Sipas tij çdo ndërtim në tokat bujqësore në mënyrë të pa planifikuar është  shkelje  ligjit  dhe dështim i  zinxhirit inspektor ndërtimi-inspektor i bujqësisë dhe gjykata.

“Në bazë të  raporteve të dërguara nga inspektorët  qendror për tokën bujqësore, gjatë periudhës njëvjeçare të viti 2009 janë: 264 procesverbale, 148 aktvendime dhe janë dërguar në gjykata komunale për kundërvajtje 131 lëndë. Nga  gjykatat komunale për kundërvajtje janë realizuar 9 aktvendime”, tha Gashi.

Ai përmend katër sfida që përballet Kosova me humbjet e tokave. “Sa i përket tokës bujqësore Kosova  përballet më katër sfida kryesore :Humbjet e mëdha  të  tokës bujqësore nga ndërrimi i destinimit; Fragmentimi i tokës bujqësore në ngastra më të vogla; Ndotja industriale, degradimi, erozioni, gërryerjet e lumenjve, deponitë e kontrolluara apo te pa kontrolluara janë të vendosura në tokat bujqësore; Shfrytëzimi jo i qëndrueshëm i tokës bujqësore”.

Sipas Gashit në bazë të disa statistikave 200 mijë familje ose më shumë se 1 milion banor tani janë duke jetuar në shtëpi të reja në tokat bujqësore të gjitha të ndërtuara pas vitit  1999.

“Duke marr parasysh  se Kosova ka 30 komuna kjo gjithashtu do të thotë se mesatarisht diku rreth 7 mijë shtëpi të reja janë ndërtuara në tokat bujqësore në çdo komunë.

Prandaj humbja e tokës bujqësore gjatë një viti arrin në 1 mijë hektarë”. Kosova ka një sipërfaqe të përgjithshme prej  10 mijë e 887 kilometra katror.

Tokë bujqësore janë 577 mijë hektar, tokë pyjore 464 mijë e 800 hektar dhe të tjera  46 mijë e 900 hektar. Pronë private  88 për qind e tokës dhe pronë shtetërore 12 për qind e tokës, mbi 25 mijë hektar toke bujqësore  e privatizuar.

Edhe ndërtimi i autostradës Morinë-Merdare parashihet të kaloi për një pjesë të madhe nëpër tokë bujqësore që normal do ta zvogëlojë tokën bujqësore.

Elhami Ismajli
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamenti Special - krimet e rënda me c'rast avokati mbrojtës do te jep deklaratë për mediet pas seancës. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti do të mbaj një takim virtual me presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Alexis Mourre dhe Drejtoreshën e Komisionit të Arbitrazhit për Evropë, Laetitia de Montalivet. (Takim virtual, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilja Redzepi, do të bëjnë nënshkrimin e kontratave me përfituesit e thirrjes për përkrahjen e OJQ-ve dhe individëve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime organizon aktivitetin “Tuneli i Fundit” në përkujtim të grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vitet e fundit në Kosovë, dita e dytë. (Përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën e Artan Qerkinit përfaqësues i Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, “Përgjigje në ftesën për të dëshmuar para Komisionit për Legjislacion” si dhe njoftohet me shkresën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyong, për emërimin e Karin Hernmark Ahliny, Ambasador i Suedisë, anëtar i Bordit  Mbikëqyrës  të Agjencisë Kosovare për Verifikim dhe Krahasim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:15)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës Arban Abrashin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit te Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Organizata Etea dhe Aleanca Franceze në Prishtinë me mbështetjen e Ambasadës Franceze do të mbajnë takimin e parë të huazimit të librave. (Tek objekti i Aleancës Franceze, ora 11:00)

- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) mban konferencë për medie lidhur me një hetim ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e energjisë elektrike. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, ora 11:15)

- Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media lidhur me varrezën masive në Kizhevak të Serbisë. (Lokacioni i varrezës masive në Kizhevak  të Serbisë, ora 12:00)

- Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit N. M., i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, për veprën penale “vrasje e rëndë” pasi qe në  fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i pandehuri dyshohet që pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë - shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtoren e Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës Letafete Latifi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë plotëson listën e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 

- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mban sot konferencë për media. (Oborri i Kuvendit hyrja nga sheshi, ora 14:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mban konferencë për media me rastin e dorëzimit të padisë për konflikt administrativ kundër vendimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji”. (Para Pallatit të Drejtësisë, ndërtesa A, ora 14:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla pret në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj ku pjesë e takimit do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. (Objekti i MPJD-së, ora 14:00)

 

- Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave Hykmete Bajrami, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)