25 Prill 2024

Kosova dhe Sllovenia avansojnë bashkëpunimin në bujqësi

Prishtinë, 10 maj - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Republikës së Sllovenisë, sot nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për mbështetjen e pjesëmarrësve në bashkëpunimin ekonomik, shkencor dhe teknik në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe industrisë për përpunimin e ushqimit.

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, shprehu bindjen se ky memorandum, përveçse që shumëfishon aktivitetet bilaterale, nëpërmjet implementimit dhe shkëmbimit të informatave dhe ekspertëve, fuqizon dhe ngritë edhe kapacitetet e strukturave institucionale.

“Në frymën e bashkëpunimit të mirë, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të bujqësisë, pylltarisë dhe industrisë së agro-përpunimit në ekonominë e dy vendeve tona, si dhe dëshirën tonë për t’i përkrahur investimet dhe për t’i mbështetur edhe më tej pjesëmarrësit e bashkëpunimit ekonomik, shkencor dhe teknik në fushën të cilën e mbulojmë, ne sot po e nënshkruajmë edhe një Memorandum Mirëkuptimi, i cili përveçse që shumëfishon aktivitetet tona bilaterale, nëpërmjet implementimit dhe shkëmbimit të informatave dhe ekspertëve, fuqizon dhe ngritë edhe kapacitetet e strukturave tona institucionale”, tha ministri Stavileci.

Organizimi i ngjarjeve të ndryshme, simpoziumeve, seminareve, ekspozitave dhe panaireve në fushën e bujqësisë dhe industrisë së ushqimit, shtoi ministri Stavileci, si dhe bashkëpunimi në fushat tjera me interes reciprok, promovimi i së cilave parashihet edhe në Memorandumin e Mirëkuptimit, do të ndikojë në përmirësimin e komunikimit dhe integrimin e interesave të përbashkëta ndërmjet gjithë prodhuesve dhe konsumatorëve të vendeve tona.

 “Në kuadër të angazhimeve tona institucionale, ne synojmë të rrisim vëllimin e këmbimit tregtar të produkteve bujqësore dhe blegtorale, siç e dini, produktet e Sllovenisë janë prezente në tregun tonë dhe angazhimet tona dhe të komunitetit të biznesit, janë që t’i zgjerojmë kapacitetet dhe t’i shfrytëzojmë potencialet eksportuese edhe në aksin tjetër Kosovë-Slloveni”.

Ndërsa, Dejan Židan, ministër i MBPU-së së Sllovenisë, tha se bazamenti për të arritur marrëveshje efikase është krijuar nga raportet tona shumë të mira ndërinstitucionale dhe bashkëpunimi efikas ndërmjet vendeve tona, fillon që nga këtu. “Ne tani biseduam edhe sesi të përmirësojmë këmbimin e mallrave ndërmjet dy vendeve tona dhe sesi t’u krijojmë kushtet e duhura investitorëve slloven që të investojnë në vendit tuaj dhe unë i premtova ministrit Stavileci, që investimet e tilla do të kenë mbështetjen maksimale të ministrisë që unë drejtojë”.

"Jam i vetëdijshëm që shitblerja nuk është në nivelin e kënaqshëm dhe kemi deficite tregtare", shtoi ministri Židan, por do të ndërmarrim edhe hapa të tjerë konkret për interesin e dy vendeve tona.

“Ne, në kuadër të kompetencave që kemi si shtete, do të mundohemi që t’i identifikojmë përparësitë krahasuese të vendeve tona dhe t’i orientojmë ato në mënyrë të drejtë, për përmbushjen e interesave tona reciproke”, përfundoi z. Židan.

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci dhe homologu i tij slloven, Dejan Židan, dje dhe sot kanë vizituar edhe kompaninë “Buçaj”, e cila është një prej kompanive që importon më së shumti prodhime sllovene, kompaninë “AgroVisioni”, e cila merret me kultivimin dhe eksportimin e dredhëzës dhe prodhimeve tjera bujqësore, si dhe e kanë vizituar edhe Agjencionin e Veterinës dhe Ushqimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)