20 Tetor 2018

Kosova dhe Shqipëria pajtohen për heqjen e barrierave për produktet bujqësore

Tiranë, 8 nëntor - Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë do të krijojnë një strategji kombëtare për lehtësimin e barrierave doganore për produktet e dy vendeve.

Për krijimin e saj u pajtuan zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, në një takim që realizuan sot në Tiranë.

Krahas kësaj, ata janë zotuar edhe për zbatimin në tërësi të marrëveshjeve të bashkëpunimit, të cilat janë nënshkruar më herët, si në fushën e bujqësisë ashtu edhe në fusha tjera të ekonomisë.

Ky takim në Shqipëri u bë me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë mes dy vendeve me qëllim edhe të hapjes edhe më të madhe të tregut, pas paralajmërimeve të Serbisë se do të ndalojnë eksportin e disa produkteve, për në Kosovë, në këtë rast edhe kulturën e grurit.

Zëvendësministri Krasniqi falënderoi ministrin Peleshi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehi vullnetin e MBPZHR-së që bashkëpunimi të thellohet dhe të jetë një angazhim i përbashkët për qëllime e projekte të përbashkëta.

Me këtë rast, ai ka theksuar se me zbatimin e marrëveshjeve konkrete që kanë të dyja vendet dhe me një komunikim të rregullt mes dy vendeve do të eliminohen edhe të gjitha barrierat që mund të kenë qenë në të kaluarën.

Gjatë kësaj vizite në Shqipëri, zëvendësministri Krasniqi është takuar edhe me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit edhe në fushën e turizmit, përmes nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 tetor 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë organizon ditë e dytë të Kongresit e I-rë Ndërkombëtar të  Fizioterapisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës mirëpret një ekspozitë me titull "Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve", e propozuar nga shoqata franceze "Écrits de lumière". (Aleanca Franceze në Prishtinë, rruga Lah Nimani, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës së Banimit Social në Malishevë. (Lagjja Mirëdita në Malishevë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të sheshit të Obiliqit. (Qendra e qytetit në Obiliq, ora 14:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban nesër (e shtune) takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës në Malishevë, Suharekë dhe Rahovec. (Restaurant Bimi 3 në Malishevë, ora 15:00)

- Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë së fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët. (Kino Armata, ora 16:00)

- Në edicionin e Festivalit Ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, 'Rakia Fest', mbahet tribunë shkencore 'Rakia si mundësi e rritjes se mireqenjes se ekonomive familjare në viset e pasura me pemë. Investimet në funksion të joshjes së popu tës rurale për prodhimin artizanal të rakisë'. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)