25 Prill 2024

Kosova anëtarësohet në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës

Prishtinë, 13 mars - Republika e Kosovës është anëtarësuar si shtet anëtar në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore (IUCN), selia e së cilës ndodhet në Gland të Konfederatës Zvicerane.

Procesi i anëtarësimit në këtë organizatë është udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkërendim dhe koordinim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 

Me këtë anëtarësim, Kosova fuqizon edhe më tutje subjektivitetin e saj ndërkombëtar, ndërsa përfitimet për vendin do të jetë të shumëanshme në çështjet që ndërlidhen me veprimtarinë dhe mandatin e organizatës.

IUCN është organizata e vetme për mbrojtjen e mjedisit, duke siguruar kështu, që çështja e ruajtjes së natyrës të ketë zërin e saj në nivelet më të larta të qeverisjes ndërkombëtare.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)