20 Shkurt 2019

Komuna shpërndan 5 gjedhe të racës simental për farmerët e Gjilanit

Gjilan, 7 shkurt - Komuna e Gjilanit ka shpërnda sot pesë gjedhe të racës simental për farmerët e Gjilanit me qëllimin e përmirësimit racor.

Donacioni është dhënë nga shkolla e agroniznesit “Arbëria”, ku këto gjedhe janë kultivuar aty, duke dëshmuar se është plotësisht funksionale.

“Unë i uroj përfituesit të cilët janë kryefamiljar të përgjegjshëm dhe punojnë me djersën e tyre për të zhvilluar bujqësinë si baza kryesor e zhvillimit lokal ekonomik. Objektiv i ynë është shtimi i numrit të gjedheve dhe mbarësimi i tyre. Do të shtojmë mjete buxhetore për të pasur mundësinë që ta shtojmë nurin e gjedheve për farmerët tjerë, në mënyrë që t’iu  dalim në ndihmë atyre.

Ky është vetëm fillimi i këtij programi që do ta zhvillojmë përmes shkollës së bujqësisë. Urime përfituesve”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Nga momenti që na është ofruar ky donacion nga shkolla e agrobiznesit “Arbëria” i kemi përzgjedhur aplikuesit më të mirë që i kanë plotësuar kushtet. E falënderoj komisionin për punën shumë të përgjegjshme për përzgjedhjen e përfituesve. Janë përzgjedhur farmerët që merren vec me bujqësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera. Kemi bërë kontrata me secilin farmer sepse këto kafshë nuk mund të shiten sepse qëllimi final ka qenë që ta bëjmë përmirësimin racor për shkak se kjo racë është tipike simental”, është shprehur në anën tjerër drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani.

Drejtori i shkollës së agrobiznesit “Arbëria”, Xhelal Jetishi, ka konfirmuar se në mesin e pranverës, është gati edhe pjesa tjetër e gjedheve që do t’i dhurohet bujqëve si donacion.

“Qëllimi kryesor është që mbarshtohet kjo racë e cila vërtetë është e njohur si për mish dhe për qumësht. Besoj që Anamorava ka nevojë për këtë racë dhe uroj që të shtohet”, ka thënë Jetishi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Hivzi Krasniqi, Radio Kosova mban Tubim Përkujtimor. (Kino ABC, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)

- Lëvizja mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)