28 Mars 2024

Komuna e Rahovecit shpërndanë mjete bujqësore për fermer

Rahovec, 11 dhjetor - Sot, komuna e Rahovecit përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka bërë shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për fermer përfitues.

Në ceremoninë e shpërndarjes i pranishëm ishte, Fatmir Iska nënkryetar i komunës së Rahovecit dhe Berat Duraku, drejtor i DPZHR-së.

Nënkryetari i komunës, Fatmir Iska tha se sot "jemi këtu që të bëjmë shpërndarjen e 74 kultivator, 6 shperndarese plehu, 6 spërkatëse 500 L dhe 5 plugje dy krahësh dhe se ne si institucione do t’ju ndihmojmë në vazhdimësi me mekanizma bujqësorë të gjithë fermerëve të komunës."

Ndërsa, drejtori Berat Duraku, u shpreh se duke u bazuar në kërkesat që ne,  në vazhdimësi i marrim nga tereni nga fermerët gjatë takimeve që i kemi pasur kemi  ardhur në përfundim se ka nevojë që komuna të shpërndaj mekanizma bujqësor.

"Siç edhe e dini kjo nuk është hera e parë që po shpërndahen mekanizëm bujqësore , pasi që kjo është faza e katërt për këtë vit dhe sigurisht që nuk do të jetë edhe e fundit, pasi që ne kemi planifikuar që në vazhdimësi ti mbështesim fermerët", ka theksuar Duraku.

Kurse fermerët përfitues, e kanë falënderuar komunën për kujdesin e treguar duke thënë se vërtetë janë të kënaqur me ndihmën që po marrin nga komuna përmes drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)