30 Maj 2020

Komuna e Rahovecit obligon furrat të bëjnë abalazhimin e bukëve

Rahovec, 27 mars - Drejtori i Drejtorisë për Punë Inspektuese, në Komunën e Rahovecit, Besnik Hoti, ka bërë të ditur se nga nesër, të gjitha furrat dhe operatorët tjerë ekonomik obligohen, që të bëjnë abalazhimin e bukëve dhe produkteve të tjera të miellit.

Gjithashtu, obligohen që personelin t'a pajisin me mjete mbrojtëse.

“Inspektorati komunal do të jetë në monitorim, sepse shëndetin e qytetarëve dhe parandalimin e virusit, e kemi prioritet”, ka thënë drejtori Hoti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosje, ora 17:00)