29 Mars 2024

Komuna e Prishtinës hap panairin e prodhimeve bujqësore

Prishtinë, 1 nëntor - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot në sheshin "Zahir Pajaziti", për herë të parë në Kryeqytet, do të hapet panairi i prodhimeve vendore bujqësore.

Ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, do t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, me ç’rast vizitorët e panairit do të njoftohen për së afërmi me prodhimet vendore.

Nën moton “Mendo për nesër, blej prodhime vendore”, ky panair ka për qëllim që të promovojë prodhuesit bujqësorë vendorë, ashtu që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm.

Panairi do të jetë i hapur më 1, 2 dhe 3 nëntor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)