20 Prill 2024

Komuna e Mitrovicës vazhdon mbështetjen e fermerëve

Mitrovicë, 25 qershor - Në kuadër të realizimit të projekteve dhe planeve zhvillimore në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Komuna e Mitrovicës realizoi projektin “Subvencionimi i fermerëve me koshere bletësh dhe pajisje, Bimë mjekësore aromatike dhe dredhëz” në bashkëpunim  me Organizatën Caritas-i Zviceran.

Në kuadër të këtij projekti kanë përfituar gjithsej 19 fermerë, dhe të cilëve u janë dhuruar paketë me pajisje për bletë dhe dy fermerëve tjerë pajisje për bimë mjekësore aromatike dhe dredhëz.

Vera e përgjithshme e këtij projekti është 44,000 mijë euro, me ç’rast Komuna e Mitrovicës ka participuar 35%, fermeri 15%, dhe Caritas-i Zviceran 50 %.

Me këtë rast nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, uroi të gjithë fermerët përfitues të këtij projekti duke thënë se kjo ndihmesë është një shtysë për juve që të vazhdoni të merreni me prodhimin e mjaltës.

Po ashtu nënkryetari Mujka tha se investimet në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë një ndër prioritetet e zhvillimit ekonomik të Komunës së Mitrovicës, andaj edhe Komuna vazhdimisht  do të mbështesë dhe ti rrisë investimet në sektorin e bujqësisë, duke i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe grandeve.

Ndërsa drejtori Sadiku falënderoi fermerët për punën dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti. Ai tha se DBZHR në bashkëpunim me donatorë ka realizuar një numër të madh të projekteve në mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ku janë ndihmuar pothuajse të gjithë sektorët.

Po ashtu ai theksoi se DBZHR do të vazhdoj të bashkëpunoj ngushtë me fermerët, shoqatat e fermerëve, institucionet relevante, organizatat qeveritare dhe jo qeveritare për të qenë vazhdimisht në rrjedha dhe në shërbim të fermerëve dhe qytetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)