14 Korrik 2020

Komuna e Gjilanit nis sot me dezinfektimin hapësinor

Gjilan, 30 qershor - Komuna e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar faza e parë e dëzinfektimit hapësinor dhe kështu edhe këtë vit është paraparë që ky projekt të bëhet në tri faza.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila menaxhon me këtë projekt ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e parë të nisë sot.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes I vecante duhët të kenë edhe bletarët.

Njoftohen bletarët  për kujdes të shtuar që ti mbajnë të mbyllura bletët prej orës 19.30 deri 05.00 të mëngjesit gjat këtyre ditëve për shkaqe sigurie.

Dezinsektimi fillon nga lagja ,,Zabeli’’, përkatësisht nga kolektori ku zakonisht është burim I mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit Mirusha në të dy anët e tij deri në qendër të qytetit, poashtu do të përfshihet lagja Reshat Ymeri, Dheu i Bardhë.

Në ditët në vijim do të përfshihen lagjet tjera Dardania, Kodra e Dëshmorve, Bregu i Djegur si dhe tërë lagjet e hapsirat tjera të qytetit.

Këtë vit janë të përfshira edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve sidomos rreth lumenjëve të fshatrave Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Dobërcan, Përlepnicë, Livoqi i Epërm, Livoqi I Ulët, Cërrnicë, Lladovë, Zhegër, Llashticë dhe Velekincë.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2020 - Zëvendëskryeminstri Besnik Tahiri viziton Komunën e Gjakovës dhe takon  Kryetarin Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 10:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për media. (zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ambasadori Gjerman Christian Heldt, bashkë me Drejtoreshën Ekzekutive të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arberesha Loxha dhe Drejtuesin e Ekipit të përfaqësisë së GIZ-it në Kosovë, Mark Barrett në mënyrë virtuale do t’iu drejtohen publikut për të diskutuar rreth prioriteteve të presidencës të Gjermanisë. (Faqja e Ambasadës Gjermane në Facebook: https://www.facebook.com/germany.in.kosovo, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Istogut ku do te takohet me Kryetarin Haki Rugova. (Komunën e Istogut, ora 13:00)

- Organizata YMCA në bashkëpunim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara organizojnë panelin e diskutimit "75 for 75" që nënkupton 75 minuta për 75 vite i cili do të shfaqet premierë në rrjete sociale. (https://www.ymcakosovo.com/75-for-75 & https://www.un.org/en/un75, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë sallën e edukatës fizike në Vrellë. (Fshati Vrellë, ora 13:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë stadiumit “Demush Mavraj’’. (Istog, ora 14:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë palestrën e qytetit. (Istog, ora 14:15)