16 Prill 2024

Kompanitë kosovare promovojnë produktet në Panairin e Ushqimit në Gjermani

Prishtinë, 14 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka udhëtuar sot për në Nuremberg të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Ushqimit Organik “Biofach”.

Në këtë panair produktet e tyre do t’i promovojnë edhe katër agrobiznese kosovare, të cilat merren me përpunimin dhe eksportimin e produkteve pyjore jodrusore, siç janë: Agroproduct Shpk, Hit-Flores Shpk, Eurofruti Shpk dhe Fungo LLC.

Panairi ka më shumë se 2950 ekspozues dhe pritet të ketë më shumë se 50000 vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive në panairin BIOFACH është mbështetur nga Agjencia për Investime dhe përkrahjen e Ndërmarrjeve të Kosovës (KIESA), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përmes projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorit Privat”, ndërkaq shoqata “Oragnika” koordinon mbështetjen për këtë panair.

Ndryshe, panairi hapet sot, më 14 shkurt dhe do të zgjasë deri më 17 shkurt 2018.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)