19 Mars 2024

Kompanitë e Ujitjes i kërkojnë mbështetje Ministrisë se Bujqësisë

Prishtinë, 30 prill - Përfaqësues të Kompanisë Rajonale të Ujitjes  “Radoniqi-Dukagjini”, të prirë nga Jahja Kadria, kanë vizituar sot Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ku janë pritur nga ministri  Blerand Stavileci.

Autoritetet kompetente të kësaj kompanie kanë thënë se sistemi i ujitjes, që përfshin territorin e tri komunave dukagjinase, është mjaft modern dhe, që në fazën e parë, në këtë sistem janë futur mbi 6000 hektarë tokë bujqësore dhe pritet që në fazën e dytë të ketë zgjerim të sipërfaqeve të futura nën sistemin e ujitjes edhe deri në 8600 hektarë. 

Mirëpo, për të pasur qëndrueshmëri financiare përfaqësuesit e kompanisë kanë kërkuar mbështetje direkte nga Ministria e Bujqësisë me dhënien e subvencioneve për ngastrat që janë nën sistem të ujitjes.

Këtë kërkesë për mbështetje ata e bazojnë në moskryerjen e obligimeve nga ana e borxhlinjve, të cilët janë mjaft neglizhentë në përmbushjen e obligimeve ndaj kompanisë.

Ministri Stavileci i ka inkurajuar përfaqësuesit e kompanisë  për të vazhduar tutje me angazhime për hartim të planeve me masa konkrete sipas modeleve nga rajoni . MBPZHR-në, po ashtu, e ka vizituar edhe përfaqësuesi i Kompanisë Rajonale “Drini i Bardhë” nga Peja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)