29 Mars 2024

Komisionit për Bujqësi përkrahu raportin vjetor të ZRRUM-it

Prishtinë, 12 prill - Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM) dhe ka diskutuar për çështje të tjera që lidhen me agjendën e komisionit për ditët dhe javët e ardhshme.

Raporti i ZRRUM-it u prezantua nga drejtori i kësaj zyreje, Raif Preteni, i cili bëri një rezyme të punës gjatë vitit 2010.

Ai, gjithashtu, iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të komisionit, të cilat kishin të bënin kryesisht me kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve lokale dhe atyre qendrore në fushën e menaxhimit të ujërave dhe mbeturinave.

Komisioni e përkrahu raportin dhe e procedoi për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.

Në vazhdim, anëtarët e komisionit diskutuan rreth vizitave që pritet të realizohen gjatë ditëve dhe javëve në vijim, brenda dhe jashtë vendit.

U bë e ditur që më 18 prill, një pjesë e komisionit do të udhëtojë për një vizitë dyditore në Shqipëri, gjatë të cilës do të zhvillohen takime me komisionet homologe të Kuvendit të Shqipërisë dhe ministrat e resorëve përkatës.

Në fund të prillit, ndërkaq, në Brod të Sharrit, me përkrahjen e OSBE-së, do të organizohet takimi dyditor, në të cilin do të shqyrtohet plani i punës së komisionit.

Këtë të premte, anëtarët e komisionit do të vizitojnë Rahovecin, me ç’rast do të zhvillohen takime me strukturat lokale të pushtetit dhe shoqatat e bujqve, vreshtarëve, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)