25 Prill 2024

Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton për çështjen e mishit në Kosovë

Prishtinë, 10 prill - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të organizojë sot një tryezë lidhur me çështjen e importimit dhe përpunimit të mishit në Kosovë.

Ditëve të fundit inspektoratet komunale thuajse çdo ditë po konfiskojnë sasi të konsiderueshme të mishit me afat të skaduar nëpër supermarkete të mëdha apo edhe fabrika për përpunimin e mishit.

Në Kosovë brenda një viti importohen mbi 40 milionë kilogramë të të gjitha llojeve së bashku.

Sipas statistikave të Doganës së Kosovës më së shumti brenda një viti Kosova importon mishin e pulës.

Nderkaq origjina e mishit, e cila importohet më së shumti në Kosovë, është kryesisht nga SHBA-ja, nga Brazili, nga Argjentina e nga Holanda..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)