29 Mars 2024

Komisioni për Bujqësi miratoi në parim tri Projektligje

Prishtinë, 22 gusht - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës, u shqyrtua Projektligji për organizmat e modifikuar gjenetikisht, Projektligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore dhe Projektligji për mbeturina.

Gjatë shqyrtimit të këtyre projektligjeve, anëtarët e Komisionit vlerësuan se këto projektligje duhet miratuar dhe proceduar në mënyrë të përshpejtuar edhe për faktin se dalin nga Raporti i Progresit të KE-së.

Ndërkaq, Projektligjin për fshatin Hoçë e Madhe dhe Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, Komisioni vendosi t’ia kthejë qeverisë për  rihartim.

Duke iu referuar qëndrimit kritik të shumë OJQ-ve dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, si dhe deklaratës së Kuvendit Komunal të Rahovecit, Komisioni vlerësoi se këto projektligje janë në kundërshtim edhe me parimet e UNESC-os.

Projektligji për Hoçën e Madhe, u tha në Komision,  trashëgimin ortodokse shqiptare e konsideron si trashëgimi vetëm të popullit serb, andaj duhet rihartuar, u shprehën ata.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)