28 Shkurt 2021

Klubi i Prodhuesve të Kosovës përkrah vendimin e ministrit Mustafa

Prishtinë, 20 mars - Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah vendimin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural, Besian Mustafa për të intensifikuar realizimin e pagesat për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019, kështu duke realizuar pagesat për 1.702 fermerë në vlerë prej 2.455.886,95 euro.

Duke pasur parasysh edhe situatën emergjente në të cilën po kalojmë, ky vendim është i mirëseardhur pasi që është shumë me rëndësi që pagesat të bëhen dhe të rritet likuiditeti në ekonominë e vendit tonë, por edhe të mundësohet puna normale e fermerëve tanë.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës i inkurajon edhe ministritë tjera shtetërore që të kryejnë të gjithat pagesat kontraktuale ndaj të gjithë operatorëve ekonomik, pasi që vetëm sa do të mundësohej qarkullimi dhe likuiditeti ekonomik dhe tejkalimi i kësaj situate me sa më pak vështirësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)