19 Prill 2024

Kiliç mbështet zbatimin e projekteve mes TIKA-s dhe MBPZHR-së

Prishtinë, 13 nëntor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur sot në një takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç dhe delegacionin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në krye me Presidentin e Departamentit për Ballkanin dhe Evropën Juglindore, Mahmut Cevik, me të cilët ka diskutuar për zhvillimin bujqësor dhe rural, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë për vitin e ardhshëm.

Ministri Rikalo, gjatë këtij takimi i ka informuar ata me disa nga projektet bujqësore, të cilat parashihen të realizohen gjatë mandatit të tij, me këtë rast theksoi edhe hapjen e pesë qendrave rajonale, të cilat do të mbështesin prodhuesit bujqësorë në arsim dhe angazhimin me partnerët e huaj në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat në zhvillimin e sektorëve bujqësor.

Nga ana e saj, ambasadorja Kivilcim Kiliç  vlerësoi raportet e deritanishme mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtejmë në mes të dy vendeve, duke theksuar me këtë rast edhe gatishmërinë e saj për mbështetje në zbatimin e projekteve në mes TIKA-s dhe MBPZHR-së.

Ndërkaq, presidenti i TIKA-s, Mahmut Cevik,  tha se deri më tani kjo agjenci ka investuar 100 milionë dollarë nëpërmjet standardeve të BE-së përmes zbatimit të projekteve të ndryshme dhe atyre në fushën e bujqësisë në 11vende në Ballkan.

Ministri Rikalo dhe presidenti Cevik, janë pajtuar se edukimi në fushën e bujqësisë dhe modernizimi i teknologjisë bujqësore është i një rëndësie të madhe për përmirësimin e zhvillimit bujqësor dhe rural, duke treguar rëndësinë e prodhimit organik

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)