02 Qershor 2020

Kërkohet paraburgim për të pandehurin që sulmoj pylltarët me sharrë motorike

Pejë, 15 mars - Prokuroria Themelore  e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin S.B, me dyshimin se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”, nga neni 410, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit S.B.,  për shkak se i njëjti me datën 15 mars 2019, rreth orës 6:30 , në bjeshkët e komunës se Istogut, pasi ishte zënë në flagrancë nga dy pylltarë duke prerë drunjë , i pandehuri fillon ti sulmoj dy pylltarët me kaçavidë dhe sharrë motorike, derisa njëri nga pylltarët detyrohet të nxjerr armën zyrtare me qëllim të parandalimit të pasojës nga sulmi i të pandehurit.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.​​

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)