20 Korrik 2018

Kërkohet nga bujqit që mos të djegin hamulloret

Gjilan, 4 gusht - Komuna e Gjilanit ka përfunduar me sukses fushatën e korrje-shirjeve gjithandej territorit të saj.

Drejtori për Bujqësi, Ramiz Ramadani, në konferencën e sotme për media, ka thënë se në Gjilan kanë qenë të mbjella me grurë 2800 hektarë, ndërkaq mesatarja e rendimentit për hektar ka qenë 4166 kilogram.

“Për shkak të kushteve klimatike të pafavorshme, duke filluar nga dimri shumë i ashpër dhe duke vazhduar me mungesë të reshjeve në fazat kritike të bimës, edhe përkundër farnave cilësore dhe aplikimit të masave agro teknike, rendimenti ishte mesatar. Me këtë rendiment sigurohen mbi 11.664  tonë grurë dhe plotësohen nevojat bazike për banorët e komunës rreth  58 për qind”, ka thënë Ramadani.

Ai theksoi se fushata është zhvilluar normalisht, duke u respektuar në plotni çmimi i korrjes dhe  të gjitha kushtet e korrjes.

I pari i drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan ka apeluar bujqit që mos të digjen hamulloret, por ta bëjnë një lëvrim të cekët me qëllim të ruajtjes së masës organike, e cila mineralizohet dhe shëndrrohet në pleh.

Përndryshe, në arat e komunës së Gjilanit kanë qenë të mbjerra 2800 hektarë grurë, 80 hektarë elb dhe 30 hektarë tërshërë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018

- Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Grupi inicues kundër rrënimit të objektit të shkollës së verbërve në Pejë mban një konferencë për media. (Sheshi në qendër të Pejës, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Policia e Kosoves fillon shpërndarjen e broshurave sipas projektit "Për një vit më të sigurt në trafik” me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë npër rrugët e Kosovës. (Pikë Kalimi Kufitar në Merdar, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bashkëbisedojë me studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Lipjanit. (Objekti i Komunës, ora 11:30)

- Komuna e Shtërpcës, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim organizojnë ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes sociale "Shoqata e Pavarur e Grave Sevcë" në fshatin Sevcë. (Ambientet e Ndërmarrjes Sociale në fshatin Sevcë, Komuna e Shtërpcës, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dekoron këngëtaren Era Istrefi me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. (Kabineti i Presidentit, ora  12:30)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione  takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur për të diskutuar lidhur me çështjen e Personave të Pagjetur pas samitit të mbajtur në Londër. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 14:30 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:10 - vetëm pamje)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)