25 Prill 2024

Kërkohet me shumë gjelbërim për zonën urbane të Prizrenit

Prizren, 12 dhjetor - EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OPDMK të dielën ka realizuar performancën publike “Hapësira gjelbëruese”, përmes të cilit aktivitet ka sjellë në vëmendje çështjen e mungesës së hapësirave gjelbëruese publike në Prizren, ku vetëm 3.3% e hapësirave publike brenda qendrës historike është e gjelbëruar.

 Performanca ka karakter të përkohshëm, dhe në kuadër të saj, në Sheshin e Lidhjes pjesë të caktuara të hapësirës publike janë  mbuluar me barë të freskët dhe janë vendosur disa tavolina dhe karrige të improvizuara, që kanë shërbyer për ilustrimin e kërkesës për më shumë hapësira gjelbëruese publike brenda zonës urbane.

 EC-i edhe më parë ka ndërmarrë aktivitete në këtë drejtim, ngase hulumtimet e viteve të kaluara në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës...”, rregullisht e patën nxjerrë si shqetësim të qytetarëve mungesën e hapësirave gjelbëruese në pjesën urbane.

 Aktivizmi i deritanishëm në këtë drejtim vazhdimisht ka kërkuar më shumë vëmendje dhe kujdes të autoriteteve për krijimin e hapësirave publike gjelbëruese brenda zonës urbane pasi që qytetarët e Prizrenit duhet ta gëzojnë të drejtën për më shumë hapësira dhe vende të gjelbra për tu relaksuar.

EC konsideron se hapësirat e gjelbra, me mundësi për ulje, zhvillim të lojërave dhe leximit  e  rekreimit,  janë  disa  nga  mundësitë që  qytetarët  ia  vlen  t'i  kenë  në qytetin e tyre, prandaj dhe përmes  nismave  të  ndryshme  po përpiqet  që  të  nxisë  idenë mbi ndryshimin e hapësirës publike, gjithmonë duke e pasur vet qytetarin në fokus. Prandaj Prizreni duhet ta përdorë hapësirën publike në shërbim të të gjitha kategorive të shoqërisë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Prizreni, një qytet pa pengesa” i cili përkrahet financiarisht nga USAID nga programi E4E, dhe mbikëqyret nga ATRC si dhe një pjesë e aktivitetit nga projekti “Qyteti gjithëpërfshirës...”, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)