29 Mars 2024

KE përkrah iniciativën kosovare për mbjelljen e drunjve

Prishtinë, 21 prill - Me rastin e Ditës së Tokës, u mbajt një ceremoni në shkollën fillore “Pandeli Sotiri” në Obiliq për të shënuar fundin e iniciativës për mbjelljen pranverore të drunjve: Drunjt e Paqes në Kosovë e organizuar nga OJQ InterSilva dhe e përkrahur nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Komuna e Obiliqit.

“Komisioni Evropian dëshiron që ju – fëmijët e Kosovës – të rriteni në një ambient më të shëndetshëm, më të pastër dhe më të gjelbër. Ne jemi të lumtur që përkrahim iniciativën Drunjt e Paqes në Kosovë, e cila synon të mbjellë 2.5 milion drunj në Kosovë deri në fund të vitit 2015, duke filluar me mbjelljen e drunjve në Obiliq,” tha Renzo Daviddi, shef i Zyres ndërlidhëse të Komisionit Evropian.

Si pjesë e iniciativës Drunjt e Paqes në Kosovë, u mbollën rreth 200 drunj përgjatë rrugës kryesore të Obiliqit në prill me përkrahjen financiare të Zyrën ndërlidhëse të KE-së. Më herët në mars, fermerët nga Obiliqi ndoqën seminare për mbjelljen dhe mirëmbajtjen e drunjve, ku u mbollën 1,400 pemë në fermat e tyre. Vullnetarë të shkollës së mesme dhe mësuesit po ashtu ndoqën trajnime të ngjashme.

Drunjt e Paqes në Kosovë synon të mbjellë rreth 2.5 milionë drunj gjatë pesë viteve në tërë Kosovën. Kjo iniciativë dëshiron të ndihmojë për të përmirësuar dhe mbrojtur peisazhin natyror të Kosovës përmes ditëve për mbjelljen e drunjve, e që do të jetë i hapur për të gjitha ata që duan të angazhohen.

 

Hapi i parë është fillimi i një projekti për mbjelljen e drunjve nga një komunitet model në Obiliq ku ka shumë hapësirë për të përmirësuar mirëqenien dhe vullnetit e komunitetit. Rreth 10,000 drunj do të mbillen në Obilq nga pranvera deri në vjeshtë 2010. Planifikimi do të bëhet në partneritet me OJQ-të lokale, shkollat dhe grupet tjera të komunitetit, zyra e kryetarit të komunës dhe donatorët ndërkombëtarë.

Ministri i  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, si dhe kryetari i komunës së Obiliqit ishin të pranishëm me rastin e përmbylljes. Komisioni Evropian shpërndau informata të shtypura mbi rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe pako shkollore ekologjike për fëmijët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)