20 Prill 2024

Ka vetëm një Shoqatë legjitime të Qumështorëve në Kosovë

Prishtinë, 23 janar - Shoqata e Qumështorëve të Kosovës me qëllim të informimit të drejtë njofton të gjithë opinionin se Shoqata e Qumështorëve të Kosovës nuk ka mbajtur zgjedhje të reja dhe nuk i ka zgjedhur organet e reja.
 
Ramadan Memaj, Kryetar i SHQK-së ka thënë së këto ditë kur opinion publik gjithnjë e më tepër po e ka të qartë faktin e dhimbshëm të qartësuar nga Shoqata, se në vend të qumështit dhe produkteve nga qumështi po prezantohen produkte me vaj dhe yndyrë palme, kemi edhe reagimin e kompanive të caktuara që kanë për qëllim ta mbajnë këtë të vërtetë të hidhur të heshtur.
 
\"Në mënyrë që opinioni të mos ta dijë të vërtetën lidhur me mashtrimin me produktet që prezantohen rrejshëm si produkte qumështi, disa kompani po mundohen ta uzurpojnë Shoqatën e Qumështorëve në mënyrë klandestine, përmes kuvendeve jolegjitime.\"
 
\"Ne i sigurojmë të gjithë anëtarët dhe opinionin e gjerë se do t’i mbrojmë me përgjegjësi të plotë të gjithë qumështarët, në përputhje të plotë të mandatit dhe autorizimeve që kemi\", ka theksuar Memaj.
 
Çdokush që mundohet të paraqitet si përfaqësues i kësaj shoqate sipas tij duhet të jetë i vetëdijshëm se po prezantohet rrejshëm dhe për këtë ne kemi njoftuar organet kompetente.
 
\"Në ditët në vijim ne do të dalim me njoftim edhe për manipulimet që u janë bërë qumështarëve në Kosovë me fakte dhe me dokumente për të dëshmuar një gjë të tillë.\"
 
\"Shoqata e Qumështorëve të Kosoves do të mbetet e përkushtuar në mbrojtje të konsumatorit dhe të prodhimit vendor\", ka pohuar Memaj.
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)