20 Tetor 2021

Jashari: Do t’i mbështesim 6000 fermerë të Skenderajt

Skenderaj, 8 tetor - Para qindra fermerëve të pranishëm në shtëpinë e kulturës “Hasan Prishtina”, në Skenderaj, i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shpalosur programin e tij zgjedhor për mandatin e dytë qeverisës, 2021-2025.

Jashari para qytetarëve të pranishëm ka bërë të ditur se, brenda mandatit të dytë, do të mbështeten me grante të ndryshme 6000 fermerë të komunës.

“Në mandatin e ardhshëm katër vjeçar 2021-2025, në bashkëpunim me organizatat e huaja dhe ato vendore, do të mbështesim  rreth 6000 fermerëve në të gjithë sektorët e bujqësisë në vlerë prej rreth 3 milion euro”, tha kryetari Jashari.

Po ashtu Jashari, theksoi në mandatin tjetër të tij qeverisës se do të realizohet projekti milionësh i serrave vertikale, projekt ky i cili ka një koto shumë të lartë dhe do të arrijë të punësoj shumë të rijnë.

“Shumë shpejtë komuna jonë do të bëhet me projektin inovativ të bujqësisë për kultivimin e serrave vertikale me kosto të projekt mbi 12 milion euro, me 200 punëtorë të punësuar nga komuna jonë si dhe fermerët tonë do të trajnohen dhe do të kenë tregun e sigurt për shitjen e produkteve të tyre”, tha nder të tjera Jashari.

Bekim Jashari, në këtë tubim, theksoi e përkrahjen për fermerët do ta bëjnë edhe me ndarjen e një  fondi të veçantë për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore.

“Kështu duke mbështetur fermerët dhe bujqësinë do të arrijmë zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale”, tha Jashari. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2021  - Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”. (Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial, ora 8:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar te Bankës Qendrore, Fondit të Kursimeve Pensionale, raportin e Qeverisë për Buxhetin e së Kosovës dhe Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Hotel Opera në Prishtinë, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti dhe Dimitrija Sekovski, përfaqësues i SKAT Consulting nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e programit studimor Master në Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)

- Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mjedisor ju ftojnë në konferencën për media, ku do të njoftoheni me zhvillimet e fundit që ndërlidhen me paditë për shpifje të ushtruara kundër aktivistëve Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferi, nga kompania Kelkos si dhe operimet e kësaj kompanie në Deçan. (Para objektit të Qeverisë ish-Rilinjda, ora 13:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për medie me rastin e Premierës së shfaqjes “Tanzminiaturen” & “Tangata” me koreografi nga Ricardo Fernando.  (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)