22 Shkurt 2019

Italia e gatshme të investoj në fushën e bujqësisë

Prishtinë, 18 maj -   Pas dy vizitave që ka pasur zëvendësministri i Faton Thaçi, në Itali, për fushat e ekonomisë dhe investimeve, ka filluar hapi i parë i konkretizimit të investimeve italiane në Kosovë.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, piriti sot ne takim Pierpaolo Cavaglieri, përfaqësues i kompanisë italiane “Prima Produzione Europe Di Alkekengi Physalis”, ku si rezultat i dy vizitave të realizuara me biznesmenë italianë filloi konkretizimi i investimit në Kosovë nga sipërmarrës italian.

Zëvendësministri Thaçi e njoftoi me të arriturat e MTI-së, konkretisht për klimën afariste, politikat fiskale, si dhe sigurimin e investitorëve të huaj që shteti i Kosovës i ofron.  

Thaçi e njoftoi biznesmenin se bujqësia është identifikuar si sektor strategjik për investimet e huaja, që ndihmon në rritjen ekonomike dhe në gjenerimin e vendeve të punës.
Pierpaolo Cavaglieri sa the se është i kënaqur për zhvillimin e projekteve të reja në Kosovë.

“Është një projekt i ri dhe i vetmi në Evropë që po mundohemi që ta jetësojmë edhe në Kosovë. Ky projekt ka të bëjë me fushën e bujqësisë dhe sa i përket zhvillimit të agrokulturës, konkretisht frutit ALKEKENGI dhe  ne jemi të parët në botë”, ka thënë ai.
Kultivimi i këtij produkti është shumë profitabil për fermerët e Kosovës dhe për këtë ne do të sjellim fabrikën nga Italia në Kosovë për përpunimin e këtij produkti, ku fermerët e kanë të siguruar tregun e shitjes.

Në fund u dakortuan që ky bashkëpunim të vazhdojë me koordinimin e aktiviteteve konkrete deri në finalizimin e projektit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2019  - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të​ takohet me Kryetarin e Federatës së Shahut, Nysret Avdiu (Objekti i Kryeministrisë, kati VIII, zyra 806, ora 8:30)

-  Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, Shefi i Ambasadës Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara dhe Drejtori gjeneral i kompanisë Jetro Vjenë, Satoshi ABE vizitojnë kompaninë Gjirafa. (Kompania Gjirafa, Dragodan, ora 9:30)

- Let’s Do It do të mbajë konferencën “Efiçienca e energjisë dhe Ruajtja e ujit”, në bashkëpunim me Oden e Gjelbër Ekonomike te Amerikës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të komunitetit boshnjak në Komunën e Prizrenit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Drejtoria Komunale e Arsimit, Prizren, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të ZKM-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi do të vizitojë Palestrën e Sportit, ku do të shohë punimet e realizuara deri më tani në këtë objekt sportiv, projekt kapital në të cilin MKRS-ja ka investuar. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

- Mbahet debati publik me temën 'Transparenca e punës së komunës së Graçanicës'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet projektligjit për pijet e forta alkoolike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, IPKO Foundation dhe RIT Kosova organizojn ngjarjen për projektin KosLift i cili ka për qëllim të mbështesë deri në 1000 student të Universitetit të Prishtinës dhe RIT Kosovë si dhe 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK-ut dhe prodhimit në ngritjen e aftësive të nevojshme dhe kapaciteteve për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon. (Residenca Norvegjeze në Fshatin Ndërkombëtar, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Agim Blakçori do të vizitojë shkollat “Ibrahim Rugova”, “Naim Frashëri”, dhe “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë për të përcjellë mbarëvajtjen e garës. (Podujevë, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton disa sera në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:40)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune kompanisë “Liri” në Prizren. (Prizren, ora 17:00)