29 Shkurt 2020

Ismajli e Zeka takohen për projektin “Duaje liqenin tuaj”

Gjilan, 5 shkurt - Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur sot në takim pune drejtorin ekzekutiv të Agjencisë per Zhvillim Rajonal Lindje, Agim Zeka, me të cilin ka biseduar lidhur me projektin “Duaje liqenin tuaj”, project ky që që kjo agjenci do ta implementojë në Liqenin e Livoqit, në kuadër të ‘Empoëer - Engage – Build Oënership’ të financuar nga Zyra e BE-së, përmes Balkan Green Foundation (BGF) e në parteritet me INDEP.

Ismajli ka njoftuar se ky projekt do të jetë në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, ndërsa objektiv i përgjithshem i tij është ngritja e vetëdijes dhe vullnetarizmit qytetar për ruajtjen e ujërave dhe mjedisit.

“Objektivat specifike të projektit janë largimi i mbeturinave nga liqeni i Livoqit dhe krijimi i një ambienti të këndshëm për vizitorë. Ndërsa, si aktivitet kryesor do të jetë organizimi i vullnetarëve për pastrimin e liqenit të Livoqit si dhe vendosja e shenjave informuese, duke përfshirë edhe vendosjen e panove informuese për llojet e peshqve që jetojnë në këtë liqe”, ka deklaruar nënkryetari Ismajli, pas takimit.

Përmes këtij projekti, planifikohet pastrimi dhe mirëmbajtja e liqenit të Livoqit prej muajit mars dëri në muajin korrik të këtij viti.

“Në këtë mënyrë synohet krijimi i një tradite dhe kulture të mirëmbajtjes afatgjate të liqenit nga vizitorët, peshkatarët dhe komuniteti lokal”, ka nënvizuar ai.

Përfitues nga ky projekt do të jenë të gjithë qytetaret e komunës së Gjilanit sepse përmes ketij projekti do të krijohet një ambient i pastër dhe një destinacion për aktivitete të ndryshme rekreative dhe sportive.

Nenkryetari Ismajli, ka vlerësuar se Komuna e Gjilanit mirëpret iniciativat dhe projektet që qëllim primar kanë zhvillimin dhe kontributin në të mirë të komunitetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)