15 Dhjetor 2017

Investitorët nga Izraeli të gatshëm të investojnë mbi 100 milionë euro në bujqësi

Prishtinë, 15 nëntor - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim ambasadoren jorezidente të Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm dhe një delegacion investitorësh nga Izraeli.

Në konferencën e përbashkët për media, zëvendëskryeministri Limaj tha se në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, duke e cilësuar lajm të mirë që investitorët nga Izraeli besojnë në potencialet që ka vendi ynë, besojnë në infrastrukturën, dëshirën dhe gatishmërinë e Qeverisë për të investuar në Kosovë.

“Është një hap i parë i një bashkëpunimi konkret në planin ekonomik dhe më vjen mirë që këta investitorët e kanë mbështeten dhe inkurajohen nga shteti izraelit dhe veprimet e nisura nga kjo qeveri po vlerësohen dhe respektohen nga të tjerët. Pas vendimeve të pezullimeve të shitjes së tokave tona po vijnë investitorët të cilët janë të gatshëm të investojnë në Kosovë”, tha Limaj, duke thekuar se në takim ka pasur edhe investitorë serioz të sektorit të bujqësisë.

Zëvendëskryeministri Limaj tha se Izraeli është lider në zhvillimin e potencialeve bujqësore dhe ardhja e tyre në Kosovë dhe sjellja e përvojës dhe investimet në bujqësi është lajm i mirë për Kosovën dhe mbi të gjitha mundësi që të hapen vende të reja të punës.

Zëvendëskryeministri Limaj falënderoi ambasadoren Alona Fisher-Kamm për inkurajimin e investitorët dhe për shprehjen e besimit në potencialet që ka Kosova, duke besuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në planin kulturor, ekonomik dhe lidhjet tjera të komunikimit.

Ndërkaq, ambasadorja jorezidente e Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm tha se jemi këtu për të rritur bashkëpunimin bazuar në të kaluarën tonë të përbashkët dhe duke shikuar drejtë të ardhmes.

“Besojmë se partneriteti në mes të kompanive izraelite dhe kosovare do të jetë dobiprurës për të dyja palët dhe do të kenë përfitime dhe shumë qytetarë do ta ndjejnë në mënyrë direkte këtë”, theksoi ambasadorja Fisher-Kamm, duke u shprehur e inkurajuar nga përkrahja qeveritare dhe miqësia mes dyja vendeve.

Biznesmeni nga Izraeli, Joshua Shlomiuk nga kompania OAPI, tha se ndihet i lumtur që është i pari që do të mund ta ndihmojë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Izraelit.

“Qëllimi jonë është të ndërtojmë një projekt për një investim 100 milionë dollarësh, i cili do të krijonte nga 800 deri në 1000 vende pune dhe për të kontribuar në arsimimin e fermerëve me teknologjinë më moderne”, theksoi ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Dhjetor 2017 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, do të takojë Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli ne Vjenë ku do te bisedoj lidhur me gjendjen aktuale të përputhshmërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, nga ana e Kosovës. (Ndërtesae Kuvendit, salla N-303, ora 9:00)

- Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zbatimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë;. (Ndërtesae Kuvendit, salla N 302, ora  10:00)

- Caritas Kosova do të dhurojë 25 shtretër me dyshekë dhe komodina, donacion për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Objekti i Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të fillojnë me nënshkrimin e Peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- ARDA organizon ceremoninë e hapjes së Panarit Dimëror në Prishtinë. (Sheshi Skënderbeu, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndajres së certifikatave për 200 të rinj për pjesëmarrjen e tyre në trajnimin “Ndërmarrësi për të rinjtë e Kosovës”. (Ish Instituti i Historisë, tani ndërtesa e administratës së UP-së, afër Institutit Albanologjik të Kosovës, ora 11:30)

- Mbahet një konferencë për media lidhur me deklaratën e përbashkët të dhjetëra subjekteve joqeveritare për Projekt-ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, i cili është duke u draftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe parashihet t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj takim me punonjësit e Administratës Tatimore të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese, BIRN Kosova, ne bashkepunim me Qendren e Avokimit per Kulture Demokratike, ACDC, do te organizoje nje koktej rasti per ceremonine e ndarjes se çmimeve per 3 storiet me te mira gazetareske, ne kuader te iniciatives se perkrahur nga Ambasada Holandeze ne Kosove. (Kafe-librari, Dit' e Nat', 18:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës shfaq premierën e mbyllur të filmit të shkurtër ‘Një Muaj’ nga Zgjim Terziqi. (Cineplexx, salla nr. 5., ora 18:00)

-  Hapet ekspozita "Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja" me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, të autorit Fatos Lubonja. (Modelariumin e Arkitekturës mbrapa Ministrisë së Arsimit, ora 19:00)