16 Janar 2018

Investimet në sektorin e bujqësisë po rriten në vazhdimësi

Prishtinë, 20 dhjetor - Investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes granteve investive dhe subvencioneve do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Përmes këtyre investimeve, ministria synon që të krijoj kushte më të favorshme për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore në vend, gjë që do të ndikojë edhe në rritjen e konkurrencës së prodhimeve vendore me ato të huaja.

Kështu është shprehur zëvendësministri i MBPZHR-së, Vesel Krasniqi, në konferencën “Problemet madhore që shoqëruan bujqësinë kosovare ne vitin 2017”, e organizuar nga Initiative for Kosova Community, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve mbështetëse të këtij sektori, si dhe përfaqësues të shoqatave të fermerëve.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, ka theksuar se gjatë këtyre viteve sektori i bujqësisë ka shënuar rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm, por që pavarësisht investimeve që po bëhen ka ende sfida në këtë sektor, të cilat ai tha se synojnë që t’i adresojnë përmes programit të vitit të ardhshëm.

“Përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2018 dhe Programin për Pagesa Direkte 2018, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural synon rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të bujqësisë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit”, ka thënë ai.

Zëvendësministri ka theksuar se buxheti i ministrisë për vitin 2018 arrin vlerën në 60 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Janar 2018 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-019 për Standardizim, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova organizon hapjen e hapësirave të renovuara për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me sindromë Down pranë qendrës Down Syndrome Kosova në Prishtinë. (Zyrat e Down Syndrome Kosova, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media lidhur me vazhdimin e Dialogut Kosovë-Serbi. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, 13:00)

- Mbahet ceremonia zyrtare e fillimit të zhvillimit të kurseve trajnuese për pjesëtarët e FSK-së në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së. (Kazerma e FSK-së "Skënderbeu" në Ferizaj, ora 13:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon takimin politik për Instrumentin e Para Anëtarësimit për vitet programuese 2018 dhe 2019”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:30)

- Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, do të flasë me rastin e përurimit zyrtar të faqes së re të internetit të Gjykatës Kushtetuese. (Sheshi 21, ora 15:30)