20 Prill 2024

Indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për 4.4 për qind

Prishtinë, 24 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për vitet 2010 - 2016.

Për të bërë krahasime dhe për t\'i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për vitet 2010-2016 dhe pë vitin bazë 2010.

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe në vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula.

Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.

Në vitin 2016, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për 4.4%, krahasuar me vitin 2015.

Kurse, indeksi i çmimeve prodhimeve blegtorale ka rënie për (-1.1%) në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015. Indeksi total i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rënie për (-2.6%) për këtë periudhë.

Në vitin 2016, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 11.1%, krahasuar me vitin 2010. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4.9% në vitin 2016, krahasuar me vitin 2010. Ndërkaq, indeksi vjetor total i prodhimeve bujqësore ka rritje për 7.6% në vitin 2016, krahasuar me vitin 2010.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)