23 Prill 2018

Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2.57për qind

Prishtinë, 9 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e katërt (TM4 2017).

Për të bërë krahasime dhe për t'i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për tremujorët e katërt të viteve 2010-2017 dhe për vitin bazë 2010.

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.

Grumbullimi i të dhënave është bërë nëpër tregje, ferma dhe në vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

 Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.

Në tremujorin e katërt të vitit 2017, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për  0.79 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 4.41për qind.

Pra, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2.57 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Prill 2018 - Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me përkrahjen e UNICEF-it shënojn fillimin e Javës së Imunizimit 2018. (Ndërtesa e Ministrisë se Shëndetësisë, salla 128, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës diskuton rreth raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të bëhët shqyrtimi i strategjisë shtetërore për ujëra në Kosovë 2017-2036 si dhe shqyrtimi i raportit vjetor për vitin 2017 nga Autoriteti rregullator për ujëra.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, do të shqyrtojë raportin për  Projektligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës - Prishtinën, Projektligjin për Ndërmjetësim si dhe do te shqyrtoj raportin vjetor te punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 13:00) 

- InterPersonnel Kosova -  Shkollë e gjuhëve të huaja, organizon prezantimin e programit të saj “Migrim dhe punësim legal” të  infermierëve dhe punëtorëve sezonal në Gjermani dhe në vendet e tjera të Bashkimit Europian. (Objekti i IPK-së, ora 14:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Në Kërkim të Konsensusit - Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e Bashkimit Evropian”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)