23 Prill 2024

Inaugurohet objekti i ri i kompanisë “Eurofruti”

Prishtinë, 23 gusht - Inaugurohet objekti i ri i kompanisë “Eurofruti” në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës. Kompania “Eurofruti”, e cila merret me grumbullimin e kërpudhave malore dhe bimëve të imëta, me ndihmën e projektit për promovimin e hortikulturës në Kosovë të organizatës Intercooperation, ka finalizuar ndërtimin e objektit të saj të ri punues.

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, tha se kjo kompani kishte nevojë imediate për zgjerimin e kapaciteteve të saj për të pranuar më shumë produkte të grumbulluara malore, ngase nënsektori i pemëve të imta dhe ai i frutave malore janë nënsektore që ne kemi përparësi konkurruese krahasuar me regjionin.

“Duke parë mundësitë dhe kapacitetet e vendeve të tjera, nga hulumtimet e bëra shohim se me disa nga produktet që hyjnë në kuadër të këtyre nënsektorëve mund të jemi shumë më konkurrues në tregjet e regjionit. Ne sivjet kemi përkrahur për herë të parë nënsektorin e pemëve të imëta, por nga viti i ardhshëm do të kemi buxhet shumë më të madh dhe do t’i përkrahim në masë më të madhe projektet investive në ngritjen e plantacioneve të reja”, tha ministri Stavileci.

Ndërsa, pronari i kompanisë “Eurofruti”, Bejtush Gashi, tha se ky sektor ka potencial të lartë për zhvillim dhe me adaptimin e standardeve të BE-së dhe furnizimin me pajisje të nevojshme për përpunim, mund të jetë një ndër sektorët kryesor eksportues.

“Ky sektor ka kapacitete të larta për eksport dhe me rritjen e kapaciteteve për pranimin, ftohjen, ngrirjen dhe ruajtjen e produkteve për shitje dhe përpunim në rreth 500 tonelata, planifikojmë që ta rrisim edhe sasinë e mallrave eksportuese”, tha Gashi, duke shtuar se finalizimi i këtij projekti, në aspektin e punësimit do t’i gjeneroj edhe 12 vende të reja pune me orar të plotë, si dhe rreth 50 vende pune sezonale në grumbullimin dhe procesimin e pemëve të imëta dhe produkteve malore jodrunore.

Kompania “Eurofruti”, përveçse që eksporton në tregjet regjionale, eksporton edhe në shtetin e Italisë, Austrisë, Gjermanisë dhe Holandës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)