24 Prill 2024

IFC e AFK punojnë për të rritur kreditimin për fermerët e Kosovës

Prishtinë, 7 dhjetor - IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, dhe Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), institucion mikrofinanciar, po punojnë së bashku për të nxitur kreditimin e fermerëve në Kosovë, si pjesë e një përpjekje për të mbështetur zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

IFC do ta këshillojë AFK-në, duke ia zhvilluar strategjitë dhe mjetet e financimit që do ta mundësojnë atë të shtrijë financimin tek më shumë firma bujqësore.

IFC gjithashtu do të mbështesë AFK-në me mbajtjen e trajnimeve për të ndihmuar fermerët që të kuptojnë më mirë instrumentet financiare dhe të prezantojnë planet e tyre të biznesit ndaj kreditorëve.

Këto përpjekje vlerësohen si kyçe në Kosovë, ndërsa fermerët janë një pjesë kyçe e ekonomisë por se shpesh kanë hasur në vështirësi për të pasur qasje në financa të cilat u nevojiten për të zgjeruar bizneset e tyre.

“Duke përdorur përvojën dhe ekspertizën e IFC-së në financimin e bujqësisë, ne shpresojmë të zhbllokojmë potencialin e investimeve në sektorin e bujqësisë si pikë kritike për shtytjen e rritjes ekonomike në Kosovë,\" tha Vahdet Anadolli, Drejtor ekzekutiv i AFK-së.

\"Ne do të vazhdojmë ta zhvillojmë kreditimin tonë të bujqësisë për t’i ndihmuar klientët tanë duke ofruar kapital punues të duhur dhe qasje në financim për fermerët dhe palë të tjera përgjatë zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit\".

Kjo nismë është duke u drejtuar nga IFC me projektin Financimi i Bujqësisë për Evropën dhe Azinë Qendrore, i cili merr mbështetje nga Ministria e Financave e Austrisë dhe Banka hungareze Eksport-Import.

“Bujqësia është një punëdhënës kryesor në mbarë botën, në veçanti në pjesët rurale të vendeve në zhvillim,” është shprehur Leah Soroka, Menaxhere e Programit të IFC-së për Financim të Bujqësise në Evropë dhe Azi Qendrore.

“Por një sfidë kryesore për shumicën e këtyre fermerëve është qasja në financa. IFC mbështetë institucionet financiare si ndërmjetës, duke i lejuar ato të arrijnë tek një numër në rritje të fermerëve të vegjël, duke mbështetur risitë në sektor dhe duke nxitur krijimin e vendeve të punës.\"

Projekti i IFC-së Financimi i Bujqësisë në EAQ synon rritjen e qasjes në financa për sektorin e bujqësisë në Ukrainë, Azinë Qendrore, Azerbajxhan dhe në Ballkanin Perëndimor.

Kosova u bë anëtare dhe aksionare e IFC-së në vitin 2009. Që atëherë, IFC-ja ka investuar dhe mobilizuar 391 milionë dollarë në vend përmes pesë projekteve në sektorë të ndryshëm.

Përveç kësaj, IFC-ja ka mbështetur rrjedhjet tregtare në shumën prej 4.8 milionë dollarë përmes programit të saj të financimit të tregtisë. Shërbimet këshilluese të IFC-së në Kosovë synojnë të përmirësojnë klimën e investimeve dhe performancën e kompanive të sektorit privat, dhe të tërheqin pjesëmarrjen e sektorit privat në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)