29 Mars 2024

IFC dhe AFK do të zhvillojnë kreditimin e bujqësisë në Kosovë

Prishtinë, 7 dhjetor - Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) anëtare e Grupit të Bankës Botërore (BB) dhe Agjensioni për Financim në Kosovë (AFK) organizojnë hapjen e ceremonisë “Avancimi i kreditimit të bujqësisë në Kosovë me praktikat më të mira globale Partneriteti AFK dhe IFC”.

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) shpall partneritetin e tyre me  Korporatën Financiare Ndërkombëtare, Projekti për financimin e bujqësisë për Evropë dhe Azi Qendrore (ECA), për ta zhvilluar dhe avancuar kreditimin e bujqësisë në Kosovë.

IFC-ja do të zhvillojë metodat e kreditimit të bujqësisë, mjetet dhe trajnimin me qëllim të rritjes së qasjes në financa për sektorin e bujqësisë. 

Në këtë projekt, puna e specializuar do të fokusohet në zhvillimin e një seti të mjeteve për Vlerësimin e rrezikut në bujqësi të lidhur me rrjedhën e parasë (CLARA) për të kuptuar më mirë kostot e prodhimit dhe për t’i vlerësuar kërkesat rrjedhës së parasë të ndërmarrjeve bujqësore në rritje, duke i mundësuar AFK-së të jetë më aktive në sektorin e bujqësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)