13 Korrik 2020

Haziri premton të ndihmojë fermerët me të gjitha mundësitë komunale

Gjilan, 12 shkurt - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës që i bëri fermerit Xhelil Zeqiri në fshatin Haxhaj, tha se ky është shembulli më i mirë se si një familje, me mjete vetanake, ka arritur të ndërtojë logjikën e familjes së madhe bujqësorë.

“Kemi parë nga afër se si një familje në komunën tonë arrin me forca vetanake ta organizojë dhe ndërtojë logjikën e familjes së madhe bujqësore. Si mbështetje ndaj këtij fermeri, ne e kemi ndërtuar urën e cila ka qenë problemi kryesor për bacën Xhelil dhe për fshatin Haxhaj”, tha Haziri.

Haziri është zotuar se gjatë këtij viti do të vazhdojë ta mbështesë Grykën e Karadakut, duke realizuar projekte të tjera infrastrukturore, sikurse duke e ndihmuar edhe fermerët, me të gjitha mundësitë komunale.

“Gryka e Karadakut është zonë që tradicionalisht është në mërgatë dhe roli i tyre në zhvillim e ndërtim ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe i vlerësuar”, ka shtuar Haziri.

Fermeri Xhelil Zeqiri, pasi e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit për vizitën, ka njoftuar se në fermën e tij posedon 22 krerë lope, prej të cilave tha se ka mjaftë levërdi.

Ai ka njoftuar gjatë verës gjithmonë i u jep page dy punëtorëve, ndërkaq në sezonin e dimrit një punëtori.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)