21 Tetor 2019

Hardh Fest për herë të parë vjen në muajin Gusht

Rahovec, 26 prill - Festa e Vjeljes së Rrushit - Festivali  “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 61 mijë vizitorë nga mbarë bota.

Festivali që sjell më së shumti turistë në Kosovë, Hardh Fest, këtë vit po vjen me një ndryshim të madh.

Për herë të parë, ky festival tradicional do të mbahet në muajin Gusht, konkretisht në datat 16, 17 dhe 18 gusht, në Konak të Rahovecit dhe është jubileu i 5 vjetorit të ribrendimit të festivalit më të vizituar ne Kosovë.

Hardh Fest sjell një nga eksperiencat më të bukura jetësore për të gjithë ata që e vizitojnë festivalin, duke nisur nga mikëpritja Rahoveciane deri te Hardh Campi që  ka një pamje të bukur të vreshtave të Rahovecit, e më pas ka aktivitete të cilat kanë për qëllim promovimin e prodhimeve të rrushit por edhe mjedisit, kulturës dhe artit, një ngërthim ky që tashmë është shndërruar në storie suksesi.

Festivali organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi si dhe në përkrahje të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe sponsorëve të festivalit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019  - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)