25 Prill 2024

Hardh Fest krijon fond humanitar "Ismajl Haxhijaha"

Rahovec, 29 shtator - Organizata Joqeveritare HardhFest, ka krijuar fondin humanitar "Ismajl Haxhijaha".

Ismajl Haxhijaha, ishte njëri nga kontribuesit e parë të Këshillit Iniciues për ri brendimin e festës së Vjeljes së Rrushit në Rahovec, në vitin 2012.

Gjithashtu Haxhijaha, ishte edhe perkrahës dhe sponsorisues i shumë aktiviteteve të Hardh Festit, që nga ribrendimi. 

Pas vdekjes së befasishme të Ismajlit, Bordi i Drejtorëve të Organizatës Hardh Fest ka vendos të formoj Fondin Humanitar “Ismajl Haxhijaha” dhe ky fond do të jetë i përhershëm. 

Si aktivitet të parë humanitar, Bordi i Drejtorëve të Hardh Fest ka vendosur që për Pikturat e Art Sympsyum, të realizuara në kuadër të edicionit të XVI të festivalit “Hardh Fest”, të organizohet ankand për shitjen e tyre dhe të gjitha mjetet e mbledhura nga shitja e këtyre veprave artistike, do të derdhen në Fondin Humanitar Hardh Fest “Ismajl Haxhijaha”, qe do t`i dedikohet familjes së Ismajl Haxhijaha. Ndersa për detajet e ankandit, qytetarët do të informohen në ditët në vijim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)