16 Gusht 2022

Hapet Festivali i Verës si mundësi e re ekonomike

Rahovec, 16 qershor - Organizata Jo Qeveritare AKTIV organizon festivalin e verës në fshatin Hoçë të Madhe të komunës së Rahovecit.

"Ne do të bashkojmë prodhuesit e verërave nga rajoni i Rahovecit dhe bizneset nga veriu i Kosovës, për t'u ofruar atyre mundësi për rrugë të reja eventuale të bashkëpunimit ekonomik", thekson OJQ Aktiv.

Përfaqësues të kafeneve, restoranteve, tavernave dhe dyqaneve ushqimore nga komunat në veri të Kosovës, planifikojnë të marrin pjesë në këtë ngjarje dhe të vizitojnë prodhuesit e verërave nga Hoça e Madhe, të cilët do të ekspozojne produktet e tyre gjatë festivalit.

Ndërsa vera e prodhuar atje është gjithnjë e më e kërkuar, Hoça e Madhe mbetet e pazhvilluar, me shanse të kufizuara për të hyrë në tregjet e jashtme.

Kjo ngjarje është projektuar për të trajtuar atë çështje dhe për të mbajtur një festival që mund të sjell dobi dhe në të vërtetë argëtimin për komunitetin.

Festivali do të mbahet jashtë në një zonë publike në Hoçë të Madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)