18 Prill 2024

GTZ shpreh gatishmëri të ndihmoj bujqësinë edhe në të ardhmen

Prishtinë, 13 prill - Një delegacion i GTZ-së, i prirë nga Rainer Neidhardt ka qëndruar sot për vizitë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ku është pritur nga ministri Blerand Stavileci me bashkëpunëtorët.

Përfaqësuesit e GTZ-së kanë shprehur gatishmërinë e tyre që edhe në periudhën vijuese, ashtu si deri më tani, të jenë mbështetës  të Ministrisë së Bujqësisë në sektorë të ndryshëm të saj.

Udhëheqja e GTZ-së gjermane ka përkujtuar me këtë rast mbështetjet e deri tashme që e ka bërë  ajo nga viti 2005 e këndej  sidomos në rritjen e kualitetit të verës në  Rahovec, e më pas edhe në kultivimin dhe grumbullimin e bimëve mjekuese.

GTZ-ja, po ashtu, ka dhënë kontribut mbështetës për rritjen e prodhimtarisë së Djathit të Sharrit dhe të organizimit të panaireve  me karakter ndërkombëtar, ku janë ekspozuar  prodhime autoktone nga Kosova.

Ministri Stavileci ka falënderuar përfaqësuesit gjermanë për gatishmërinë e tyre që kanë shprehur për të vazhduar tutje me mbështetje në sektorë të caktuar të bujqësisë së Kosovës dhe ka ofruar të gjitha parakushtet reale për ta thelluar bashkëpunimin akoma më shumë në mes të GTZ-së dhe të MBPZHR-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)