21 Shkurt 2020

Gjilani shpërndan farë gruri për 940 fermerë

Gjilan, 15 tetor - Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndar të martën farë gruri për 940 fermerë, ose 140 mijë kilogramë.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se baza për zhvillim ekonomik lokal mbetet bujqësia.

“Unë i uroj 940 familjet  bujqësore që po e mbajnë jetën gjallë në komunën tonë sepse baza për zhvillim ekonomik lokal mbetet bujqësia. Në këtë rrafsh, Komuna ka vendosur që t’i subvencionojë bujqit. Uroj që këto mbjellje të sjellin bukë në sofrat tona më shumë, siguri më të madhe për familjen dhe lehtësim në punë. Krahas kësaj, do t’i rrisim subvencionet për zgjerimin dhe rritjen e pemëtarisë dhe perimtarisë”, tha Haziri.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, pasi e falënderoi kryetarin Haziri për përkrahjen në sektorin e bujqësisë, ka njoftuar se vlera e projektit është afro 50 mijë euro.

“Është farë e verieteteve hungareze, të cilat janë testuar për një kohë të gjatë në tokat tona dhe janë jashtëzakonisht të përshtatshme. Kemi bërë përpjekje të vazhdueshme që t’u sigurojmë fermerëve edhe mekanizim, prandaj nobjektivi ynë është, jo vetëm  ta rrisim punimin e sipërfaqeve të tokës, por edhe produktivitetin, duke e përdorë potencialin gjenetik të farës dhe optimumin e përgatitjes së tokës”, ka thënë Ramadani.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan ka njoftuar se janë në përgatitje edhe të projektit të ngritjes së 15 hektarëve me arra.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)