17 Janar 2019

Gjilani shpërndan 4 mijë metra katror serra për bujqit

Gjilan, 11 maj - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë inaugurar projektin e shpërndarjes së 20 serrave me nga 200 metra katror në fshatra të ndryshme të Gjilanit.

Në vizitën që e bënë në fshatin Lladovë, kryetari Haziri, ka garantuar që fusha e bujqësisë nga mjetet vetanake të Komunës, do të ketë gjithmonë rritje të mbështetjes, në funksion të zhvillimit të kulturës bujqësore dhe rritjen e punësimit të pavarur e të qëndrueshëm të familjeve gjilanase.

“Uroj të gjitha familjet përfituese të këtij granti në serra familjare dhe komerciale. Bujqësia mbetet baza kryesore e zhvillimit lokal ekonomik në Komunën tonë. Deri tani kemi arritur që 1200 familje t’i mbështesim dhe trajtojmë me projektet aktuale, duke përfshirë Komunën, Ministrinë, Komisionin Evropian, USAID-in dhe shumë donatorë të tjerë, të cilët janë partnerë të realizimit të programeve në fushën e bujqësisë”.

“Së bashku me stafin e kësaj drejtorie, e cila është i përkushtuar për zhvillimin e programeve në bujqësi, do të angazhohemi që asnjë pëllëmbë toke të mos mbetet pa punuar. Prandaj, duke njohur familjet e Gjilanit dhe përkushtimit që ato kanë në punë, ne besojmë fuqishëm që do të arrijmë planifikimin e zhvillimit të bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik njëkohësisht”, ka potencuar kryetari Haziri.

Drejtori I Bujqësisë, Ramiz Ramadani, në këtë promovim të projektit, ka falënderuar kryetarin Haziri, për mbështetjen e fuqishme në sektorin e bujqësisë në të gjitha projektet që kjo drejtori ka paraqitur deri më tani.

“Falënderoj kryetarin për mbështetjen dhe përcaktimin e tij që të vazhdoj kështu me sektorin e bujqësisë në të gjitha periudhat kohore brenda një viti. Këto serra janë një shfrytëzim më i madh i tokës bujqësore dhe njëkohësisht një prodhim me rendimente më të larta. Me 20 serra që sot janë lëshuar në funksion, në të gjithë territorin e Gjilanit, llogariten 20 vende të reja të qëndrueshme të punës dhe garantohen të hyra të mjaftueshme nga varietetet që kultivohen në to”, tha Ramadani.

Ai shtoi se gjatë gjithë vitit, në tregun gjilanas do të ketë kultura bujqësore të freskëta dhe me kualitet të lartë.

Kurse disa nga përfituesit e serrave, janë shprehur falënderues për përcaktimin e Komunës për t’i mbështetur bujqit në krijimin e kushteve sa më të mira.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit sivjet ka subvencionuar bujqit me mekanizim bujqësor, farë misri dhe plehu artificial për mbjelljeve pranverore, ndërkaq gjatë vitit do të vazhdohet edhe me subvencione të tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 janar 2019 - Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes. (Shtatorja e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Prishtinë, ora 9:00)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e komunës së Malishevës. (Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, ora 9:15)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime Matteo Rivellini nënshkruaj Marrëveshje Grant për Mbështetje të Projektit për Ndërtimin e Autostradës Kijevë-Zahaq. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 9:30)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët në çerdhen e komunës së Malishevës. (Objekti i çerdhes në Malishevë, ora 9:45)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon takim pune me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të publikojë raportin mbi gjendjen e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” në Astrazub të komunës së Malishevës. (Astrazub, ora 10:40)

- Administrata Tatimore e Kosovës nesër do të shënoj 19 vjetorit të themelimit të saj. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i përbashkët në mes kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU"Hidromorava" Muhamet Suliqi, du do të zyrtarizohet Njësitit për Implementimin e Projektit - Impiantit dhe Kolektorëve  për ujëra të zeza. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 19-vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguese, ish ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë hapjen zyrtare të Zyrës për programin “Evropa Kreative Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Nën organizimin e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherit në 17 vjetorin e vrasjes, organizohen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Tek varrezat e fshatit Zahaq të Pejës, ora 12:00)

- Në 37 vjetorin vrasjes së heronjve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Grupi Parlamentar i LDK-së, në nderim të jetës dhe veprës së tyre do të vendos kurora lulesh tek varrezat e heronjve. (Fshati Dubovik në Deçan, ora 12:30) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:45 - vetëm pamje)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së aktiviteteve në 550 vjetorin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Sheshi 21, ora 18:00)

- Dega e LDK-së në Pejë do të bëjë ndezjen e qirinjve në vendin e vrasjes te ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Lagja “Fidanishte” në Pej, ora 19:50)